Reiz Petritaj, një i moshuar nga fshati Strelcë u ngrit nga vendi sot në mes të mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Maliqit. Me bastun në dorë iu drejtua anëtarëve socialistë. “Ulu atje, ulu atje!” tha ai duke iu afruar njërit prej tyre. Tensionet u krijuan pasi këshilltarët e majtë braktisën mbledhjen. Sot ishte parashikuar miratimi i qëndrimit zyrtar për t’i përcjellë kuvendit një kërkesë për mosbashkimin me bashkinë e Korçës pas propozimit të PS-së për Reformën Territoriale.

Mbledhja zgjati vetëm 20 minuta pasi socialitët u larguan. Kjo solli reagime të forta nga të djathët dhe qytetarët që ishin kundër shkrirjes së bashkisë së Maliqit. Sipas demokratëve largimi i anëtarëve të majtë ndikon direkt në rishikimin e hartës administrativo-territoriale. Reiz Petritaj, i moshuari nga fshati Strelcë tha për “News 24” se u revoltua pasi të majtët më herët ishin kundër shkrirjes së bashkisë dhe sot dolën nga salla duke braktisur vendimin që mund të frenojë bashkimin e me Korçën.

“Unë u bëra i revoltuar për arsyen sepse unë jam nga fshati Strelcë. Më kanë ikur të shumtët e njerëzve jashtë shtetit. Kur i kanë mundësitë të jetojnë këtu dhe kanë dëshirë të jetojnë. Problemi tash këtu është se korrupsioni është i pallogaritshëm. Kishim folur kudo që të mos prishet Bashkia e Maliqit. Këshilltarët që kishin folur andej që mos shkrihet bashkia këtu ikën”, deklaroi ai.

Petritaj akuzoi për korrupsion drejtuesit e institucioneve që sipas tij, kanë pasur përgjegjësi për çështje të ujërave dhe hidrocentraleve. Propozimi i PS për reduktimin e bashkive të vogla ka sjellë reagime në Klos, Divjakë, Poliçan ku banorët kanë dalë në protesta duke i kërkuar qeverisë të reflektojë. Më herët një grup prej tyre kanë kërcënurar së do i bashkohen Revolucionit Flamingo në Tiranë.

LËR NJË KOMENT

Avokate me profesion, 50-vjeçarja Fatima Zahra El Mansouri ka qenë për disa vite kryetare e bashkisë së Marrakeshit. Fatima Zahra El Mansouri është emëruar kryeministrja e parë grua e Marokut, pasi...
/ Sep 30
Nga Auron Tare Shiu i vjeshtës kishte filluar ndërsa unë isha në studiot e një televizioni që më kishte ftuar atë natë. Pas bisedës po prisja te kafja e televizionit...
/ Oct 3
Çfarë është Shqipëria e këtyre 35 viteve? Fatos Lubonja, një nga intelektualët e paktë që i ka mbetur Shqipërisë, për koherencën, qëndrueshmërinë e ideve të tij ndër vite dhe guximin...
/ Jul 29
Kuvendi i Kosovës miratoi me 91 vota pro projektligjin për Dhomat e Specializuara. Ndryshimet e propozuara lidhen edhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Nisma e PDK-së kishte...
/ Oct 5