
Këngëtarët në Kosovë kanë paguar tatime në vlerë 2.3 milionë euro vetëm për periudhën janar-gusht 2024. Administrata Tatimore e Kosovës thotë se kjo është një rritje prej 493 mijë eurosh në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2023, kur kishte mbledhur nga këngëtarët rreth 1.8 milionë euro.
Sipas ATK-së, kjo rritje vjen pas masave të reja për monitorim intensiv të këtij sektori: “Kjo është një rritje e konsiderueshme në deklarimin dhe pagesën e tatimeve nga këngëtarët dhe performuesit e tjerë të industrisë muzikore. Rritja është rezultat i masave të reja të zbatuara nga administrata për të konsoliduar aktivitetet e saj dhe për të siguruar një monitorim intensiv të këtij sektori. Të hyrat e kësaj periudhe janë më të larta për gjysmë milioni euro krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.”
Për më shumë lexo artikullin e plotë te Kallxo.com


