Kemi Badenoch u zgjodh këtë të shtunë si liderja e re e Partisë Konservatore në Britaninë e Madhe, me një shifër prej 53806 vota të siguruara duke lënë pas rivalin e saj në garë, Robert Jenric. Ajo bëhet kështu gruaja e parë me ngjyrë e cila drejton një parti të madhe perëndimore. Pasi fitores, Badenoch është betuar se do të udhëheqi partinë në një periudhë rigjenerimi, kjo dhe pasi partia e saj humbi në zgjedhjet e përgjithshme të Korrikut në Britani.

“Është një nder i jashtëzakonshëm që jam zgjedhur për të udhëhequr një parti që e dua, partinë që më ka dhënë kaq shumë. Shpresoj se mund ta shlyej atë borxh”- tha ajo. Kryeministri britanik, Keir Starmer ishte ndër të parët që mirëpriti fitoren, si dhe shkroi “Liderja e parë me ngjyrë e një partie të Uesministerit, përbën moment krenarie për shtetin tonë.”

Karriera e Kemi Badenoch

Badenoch 44-vjeçare, lindi rastësisht në Londër, kjo pasi nëna e saj kishte shkuar atje për trajtime mjekësore por ajo u rrit në vendlindjen e saj Nigeri, deri në moshën 16-vjeçare dhe më pas emigroi sërish për në Angli nga ku nisi dhe studimet. Ajo filloi studimet e saj në fushën e inxhinierisë dhe punoi si inxhiniere softëare, por më pas kaloi në gazetari dhe së fundmi në sektorin publik.

Në vitin 2017, ajo u zgjodh për herë të parë si deputete e Parlamentit Britanik dhe shpejt fitoi njohje për qëndrimet e saj të drejtpërdrejta mbi çështje si diversiteti, çështjet sociale dhe politika ekonomike. Brenda pak viteve, ajo u bë pjesë e kabinetit si Ministre për Barazinë dhe Shanset e Barabarta, ku u njoh për vizionin e saj të qartë për politika që mbështesin vlerat familjare dhe ekonominë e lirë. Si ministre e grave dhe barazive, ajo kundërshtoi me zë të lartë vetë-identifikimin për njerëzit trans. Ndërsa ishte sekretare e biznesit dhe tregtisë, ajo u akuzua për “ngacmim dhe traumatizimin” e stafit, gjë që të cilën ajo e mohon.

Në një artikull nga “The Guardian”, një deputet dhe mik i Badenochit tregon se ajo do ta mundi kryeminstrin e ri britanik.

“Do të jetë argëtuese. Ajo do të shkatërrojë Keir Starmer, ajo nuk përmbahet. Ajo thjesht thotë atë që ndjen, shpesh është shumë e mprehtë, ndonjëherë pa qenë domosdoshmërisht në gjendje të parashikojë reagimin. Kjo është në kontrast të drejtpërdrejtë me Keir, i cili është aq i kujdesshëm ndaj reagimeve të mundshme, saqë nuk thotë kurrë asgjë thelbësore”– tha ai.

Ndërsa një tjetër deputet i partisë konservatore shprehet se ajo ka qenë në qendër të vëmendjes që prej ditës së parë. “Ajo ka qenë në qendër të vëmendjes që nga dita e parë dhe nuk e ka lënë presionin e saj të preket apo të ndryshojë atë që është. Ajo ka bërë punën e saj dhe është dorëzuar me meritë duke ditur se njerëzit po e shikonin dhe e gjykonin. Ajo nuk nxiton të ndryshojë gjërat edhe kur është nën presion për ta bërë këtë – por kur ajo lëviz, është thelbësore.”– u shpreh ai.

Kemi Badenoch njihet për aftësitë oratorike dhe energjitë e saj. Ajo është e martuar me Hamish Badenoch, nga kjo martesë ata kanë tre fëmijë.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Dorian Matlija Gjatë gjithë jetës sime profesionale kam besuar te zgjidhja paqësore e konflikteve, te ligji dhe institucionet. Helbete, avokat hesapi dhe kështu i bie të mendoj në kohëra...
/ Oct 14
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
“Sa më shumë polici, aq më shumë studentë” është parulla me të cilën studentët u bëjnë thirrje të rinjve t’i bashkohen protestës së sotme, më 14 tetor, në orën 14:00,...
/ Oct 14