Seanca plenare e Kuvendit e zhvilluar sot u karakterizua nga tensione dhe kaos i jashtëzakonshëm. Deputetët e opozitës bllokuan foltoren, zunë karriget e ministrave dhe ndezën flakadanë, duke krijuar një atmosferë që e ktheu sallën e Kuvendit në një “arenë beteje”.

Deputetët e Partisë Demokratike u përplasën fizikisht me Gardën, duke hedhur ujë dhe sende të tjera drejt kryeparlamentarit Niko Peleshi. Si pasojë e sjelljes së tyre, deputetët Klevis Balliu dhe Flamur Noka u përjashtuan nga seanca. Përplasjet u shoqëruan edhe me akuza të forta ndaj qeverisë, ndërsa kryetari i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se “Belinda Balluku dhe Ergys Agasi duhet të dorëzohen para drejtësisë. Nuk do të lejojmë që të fshihet korrupsioni!”

Opozita kërkoi arrestimin e zv/kryeministres Balluku për çështjet e ngritura nga SPAK, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se e ka marrë në mbrojtje. Deputetët hodhën pankarta ironizuese me mbishkrime si “O Bela Ciao” dhe “Palloshi dhe Lubia”, duke thënë:  “Nëse nuk nxirret para drejtësisë, nuk do të lejojmë zhvillimin normal të seancës!”

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, reagoi ndaj kaosit duke kërkuar votim pa debate për rendin e ditës. “Me shpresën se do të motivohen mbështetësit e Partisë Demokratike për të shkuar në protestën e paralajmëruar, opozita po pengon zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit.”

Mes këtij kaosi, Endrit Shabani u betua si Avokat i Popullit. Ai hyri dhe doli nga Kuvendi me fërshëllima dhe duartrokitje e në fund iu drejtua opozitës me një puthje, duke thënë “një puthje edhe për opozitën”. Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, ironizoi gjithashtu situatën në rrjetet sociale, duke komentuar se ky ishte shembulli se si “vritet tjetri për pak pushtet më shumë” dhe se “më në fund e morën pushtetin”.

Seanca përfundoi pas ndërhyrjeve të shumta dhe përjashtimeve, me rendin e ditës të miratuar në mënyrë të përshpejtuar dhe pa debate, ndërsa tensionet mes mazhorancës dhe opozitës mbeten të larta.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10