Në tabelat elektronike të garave ndërkombëtare të hedhjes së shtizës Elina Xhengo kryeson me rekorde të njëpasnjëshme. 2025-a e kurorëzoi me medalje Ari në Kampionatin Evropian për Ekipe në Madrid duke ngritur flamurin grek. Kjo është arritja e radhës së një sportisteje që e nisi me trofe të mëdha si titulli Evropian për të Rritur në vitin 2022 në Mynih të Gjermanisë me rezultatin e hedhjes së shtizës në 65.81 m largësi. Nuk ndalet aty, në 2023-shin fiton medalje Ari në U23, duke kaluar te finalja e “Diamond League” në 2025. Xhengo është futur në tetëshen më të mirë në Kampionatet Botërore 2022 dhe 2025. Për suksesin e Xhengos “Greek city times” shkruan se ajo është shpallur dy herë “Sportistja e Vitit” në Greqi (2022, 2025) nga Hellenic Athletics Federation dhe u vlerësua si “Ylli në Ngjitje” nga European Athletics në vitin 2022. “Kombinimi i rinisë, forcës dhe teknikës së rafinuar e ka bërë një figurë qendrore në atletikën greke, duke vazhduar trashëgiminë e pararendëseve si Mirela Maniani dhe Anna Verouli”, -shton gazeta.

Pas fitores në 2022, ajo tha se është përballur me mesazhe raciste. Duke folur për televizionin kombëtar “ANT1”, ajo tha: “Kam marrë mesazhe raciste se jam shqiptare”, ndërsa tregon se telefonatën e parë e ka bërë me prindërit e saj. “Ata kanë besuar shumë dhe e kanë pritur këtë sukses. E ndiejnë stresin e garave të mia dhe kërkojnë ta largojnë atë nga unë”.

“BwinCares” e vlerëson duke cituar se: “Xhengo e ka gdhendur emrin e saj me shkronja të arta në historinë e atletikës”. Ajo është parë si maja e atletikës në Greqi në gjurmët e Voula Papachristou, referencë për kampionët e rinj. Fillimet e saj janë në klubin Nea Kallikrateia, për t’u bërë pjesë e pistave ndërkombëtare.

Po kush është Elina Xhengo?

Prindërit e saj nga Durrësi emigruan në Greqi dhe Elina Xhengo si më e vogla e tre motrave ka lindur në Kallikrateia më 2 shtator 2002. Në rrethet sportive ajo quhet si “gruaja e rekordeve” dhe sfida e saj ka nisur herët në moshën 7-vjeçare. “Roma24” shkruan se ajo u bë pjesë zyrtare e klubit të hedhjes së shtizës në qytetin ku lindi kur ishte vetëm 11 vjeç. Viti 2018 i dha një tjetër kthesë jetës së saj pasi mori shtetësinë greke ku edhe nisi të synojë trofete përtej kufijve. Fitorja në Nairobi të Kenias në U20 ku fitoi medaljen e Argjendtë në vitin 2021 e ishte një shtysë për të kërkuar më shumë.

Prindërit e saj nga Durrësi emigruan në Greqi dhe Elina Xhengo si më e vogla e tre motrave ka lindur në Kallikrateia më 2 shtator 2002. Në rrethet sportive ajo quhet si “gruaja e rekordeve” dhe sfida e saj ka nisur herët në moshën 7-vjeçare. “Roma24” shkruan se ajo u bë pjesë zyrtare e klubit të hedhjes së shtizës në qytetin ku lindi kur ishte vetëm 11 vjeç. Viti 2018 i dha një tjetër kthesë jetës së saj pasi mori shtetësinë greke ku edhe nisi të synojë trofetë përtej kufijve. Fitorja në Nairobi të Kenias në U20 ku fitoi medaljen e Argjendtë në vitin 2021 e ishte një shtysë për të kërkuar më shumë.

“Nbg.gr” citon një nga intervistat e para të saj ku thotë se dëshironte të arrinte sukses në sport që të kishte mundësi të ndihmonte familjen e saj. Më herët “Freiheit.org” shkruan se emri dhe fitorja e saj është përcjellë pa detaje për origjinën, ndërsa vijon: “Rasti i saj shërbeu si një shtysë për të nxjerrë në pah një çështje të rëndësishme nga mediet greke”, duke u futur në përpjekjet e emigrantëve për të shtetësinë greke. Xhengo krahas pasionit, i është përkushtuar disiplinave sportive edhe përmes studimeve për Shkenca Sportive në universitetin “Aristoteli” në Selanik.

LËR NJË KOMENT

Avokate me profesion, 50-vjeçarja Fatima Zahra El Mansouri ka qenë për disa vite kryetare e bashkisë së Marrakeshit. Fatima Zahra El Mansouri është emëruar kryeministrja e parë grua e Marokut, pasi...
/ Sep 30
Nga Auron Tare Shiu i vjeshtës kishte filluar ndërsa unë isha në studiot e një televizioni që më kishte ftuar atë natë. Pas bisedës po prisja te kafja e televizionit...
/ Oct 3
Çfarë është Shqipëria e këtyre 35 viteve? Fatos Lubonja, një nga intelektualët e paktë që i ka mbetur Shqipërisë, për koherencën, qëndrueshmërinë e ideve të tij ndër vite dhe guximin...
/ Jul 29
Kuvendi i Kosovës miratoi me 91 vota pro projektligjin për Dhomat e Specializuara. Ndryshimet e propozuara lidhen edhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Nisma e PDK-së kishte...
/ Oct 5