Kamala Harris ka mbledhur katër herë më shumë para se Donald Trumpi në muajin korrik, pasi donacionet e para individuale nisën të derdheshin për fushatën e saj kur presidenti Joe Biden u tërhoq nga gara. Financial Times shkruan se fushata e saj solli 204 milionë dollarë muajin e kaluar, krahasuar me 48 milionë dollarët e Trumpit. Fushata e Harrisit e mbylli korrikun me 220 milionë dollarë para në dorë, ndërsa fushata e Trumpit kishte 151 milionë dollarë.

Grumbullimi i parave për Harrisin u shoqërua me një shpërthim të entuziazmit për kandidaten e re demokrate, pasi ajo arriti të mbyllte një boshllëk financimi që Bideni kishte karshi Trumpit. Megjithatë tabloja e plotë do të shfaqet vetëm kur më shumë të dhëna të publikohen muajin e ardhshëm.

Po kështu, fushata e saj shënoi gjithashtu një numër rekord të donacioneve të vogla në një ditë të vetme, me 631 mijë donacione të mbledhura më 22 korrik, dita e saj e parë pasi zëvendësoi Bidenin në garën për Shtëpinë e Bardhë. Shifra më e lartë që Trumpi ka arritur të mbledhë në një ditë të vetme është 450 mijë donacione, që grupet e tij arritën të mlidhnin një ditë pas gjyqit të ish-presidentit në Nju Jork. “Paratë që po vijnë… nuk i kam parë kurrë atë lloj parash.”– tha Bob Mulholland, një strateg demokrat i Kalifornisë, i cili ka punuar në politikë për pesë dekada.

Të dhënat për tremujorin e tretë do të publikohen në tetor. Mbetemi përsëri te korriku, FT shkruan se grupi i lidhur me Trumpin “super Pac Make America Great Again Inc”, mblodhi 55 milionë dollarë, ndërsa grupi i lidhur me Harrisin “super Pac Future Forward”, mblodhi rreth 30 milionë dollarë. Po si ishte situata para se Bideni të tërhiqej? Grupet e Trumpit e tejkaluan Bidenin në tremujorin e parë dhe të dytë, pasi donatorët me xhepa të thellë i derdhën paratë e tyre për kandidatin republikan.

Analiza e FT tregon gjithashtu se tërheqja njëditore e zëvendëspresidentes Harris nga donatorë të vegjël muajin e kaluar mundi ditën më të mirë ndonjëherë të mbledhjes së fondeve të Bidenit në garën e tij të vitit 2020. Ajo ditë qe 30 shtatori 2020, pak pasi gjyqtarja e Gjykatës së Lartë Ruth Bader Ginsburg vdiq dhe pak më shumë se një muaj para zgjedhjeve të atij viti.

Harrisi tani është në nivel me Trumpin në shumë sondazhe mbarëkombëtare dhe madje ia kalon atij në disa sondazhe të tjera në shtetet e lëkundura që do të përcaktojnë rezultatin në zgjedhjet e nëntorit. Trumpi mori një rritje të madhe financimi në korrik nga miliarderi Tim Mellon, një pasardhës i dinastisë bankare amerikane, i cili dha 50 milionë dollarë të tjera për fushatën e tij, pas 65 milionë dollarëve që i kishte dhuruar më parë.

Gara për Shtëpinë e Bardhë pritet të jetë më e shtrenjta ndonjëherë, me miliarda dollarë të shpenzuara nga kandidatët. Sipas Open Secrets, në vitin 2020, Bideni mblodhi një rekord prej 1 miliard dollarësh donacione ndërsa Trumpi rreth 775 milionë dollarë. A do tejkalohen këto shifra deri në fund të kësaj fushate? Mbetet të presim.

Artikullin origjinal mund ta gjeni te Financial Times

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11