Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi vazhdimisht e ka denoncuar publikisht numrin dy të qeverisë Rama, ministren Belinda Balluku, kryesisht për çështjet e lidhura me energjinë. Por dy janë kallëzimet zyrtare në SPAK.

“Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike në Rajon, sepse paratë e qytetarëve abuzohen/vidhen në mënyrën më skandaloze të mundshme.”– shprehet Gazment Bardhi. Ai thotë se ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë, njëkohësisht zëvendëskryeministre, ka shmangur shit-blerjen e energjisë në bursë, për të favorizuar 4-5 kompani pranë saj. Po ashtu sipas tij, Balluku ka miratuar kosto 3 herë më të larta për ndërtimin e impiantit fotovoltaik në digën e Zadejës.

1- Kallëzimi për impiantin fotovoltaik në digën e Zadejës

Në fillim të dhjetorit, Partia Demokratike ka dorëzuar në SPAK një kallëzim kundër zv/kryeministres Balluku. Bardhi doli në një konferencë për media ku tha se Balluku ka miratuar kosto 3 herë më të larta për impiantin fotovoltaik në digën e Zadejës. Sipas tij, Balluku firmosi për një kosto 8 milionë ndërkohë që nga privati do kushtonte 3 milionë euro.

“Cili është shpjegimi që e njëjta kompani, i njëjti projekt, madje edhe më i vështirë, kur paguhet nga privati, kushton gati 3 herë më pak se projekti shtetëror? Ka vetëm një shpjegim. Tek privati nuk vidhet.”-thotë ai.

Deputeti demokrat shton se është në përgjegjësinë e SPAK-ut të gjejë se në xhepat e kujt kanë shkuar 5 milionë eurot plus në projektin për ndërtimin e impiantit fotovoltaik në digën e Zadejës dhe se dokumentet që e provojnë këtë i ka dorëzuar të gjitha.

Në denoncimet e tij të njëpasnjëshme në rrjetet sociale dhe studio televizive gjithashtu, Bardhi thotë se Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike në Rajon, pikërisht sepse sipas tij “paratë e qytetarëve abuzohen”. “Ndërsa qyetarët e Kosovës paguajnë çmimin e energjisë 7.4 euro/100 kWh, qytetarët shqiptarë paguajnë 11.1 euro/100 kWh.”-thotë ai.

Skema e krijuar nga PD

2- Kallëzimi për shitblerjen e energjisë

Në muajin Tetor të këtij viti, kreu i grupit parlamentar demokrat dorëzoi një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), nga e cila kërkon hetimin e shitblerjes së paligjshme të energjisë elektrike. Sipas Bardhit, raportet e Entit të Energjisë provojnë se KESH-i ka shkelur ligjin vitin e kaluar, pasi nuk e ka nxjerrë energjinë e pa kontraktuar në Bursë.

“KESH-i ka deklaruar se ka blerë jashtë bursës rreth 561 mijë megavat orë me çmim më të lartë sesa shitej në bursë. KESH-i jo vetëm ka blerë shtrenjtë jashtë bursës, por edhe ka shitur lirë po jashtë bursës, megjithëse ligji ia ndalon tregtimin jashtë bursës shqiptare të energjisë.  Vetëm për vitin 2023, KESH ka shitur jashtë bursës rreth 640 mijë megavat orë energji.”– deklaronte Bardhi, duke thënë se provat nga raportet e vetë KESH-it, do ia çonte SPAK-ut.

Po ashtu ai shtonte se KESH-i me dijeni të Ballukut, ka falsifikuar të dhënat e dorëzuara tek Enti i Energjisë, për të fshehur këto fasha orari energjie të tregtuara jashtë bursës, pra tregtinë e paligjshme. Bardhi deklaron se KESH bleu energji edhe kur vendi kishte tepricë prodhimi. Dhe ai përllogarit një dëm në rreth 180 milionë euro që do të paguhen nga shqitarët.

Lidhur me këtë, Bardhi përmendte 4 raste konkrete në të cilat e mbështese kallëzimin e tij. Në njërin rast, KESH-i vetëm për 3 ditë, 20 – 23 qershor 2023, ka shitur 24000 megavat me çmim 85.6 lekë ndërsa në bursën ALPEX të Shqipërisë ishte 112.6 lekë. Bardhi thotë se kjo i ka shkaktuar buxhetit një dem prej 648 mijë euro. Rasti i dytë lidhet me një tjetër ankand të datave 1-30 nëntor 2023 kur janë blerë jashtë vendit 72 mijë megavat, me çmim 124.3 euro megavati, në një kohë që në bursë çmimi ishte 99 euro. Sipas Bardhit, ky keqmenaxhim ka shkaktuar një dëm prej rreth 1.8 milionë euro.

Rasti i tretë lidhet me ankandin e dative 28-30 dhjetor 2023, ku u blenë 3120 megavat me çmim mesatar 122.6 euro megavati, ndërkohë në bursën ALPEX çmimi për megavat ishte mesatarisht 89.1 euro. Kjo ka shkaktuar një dëm prej 104.500 eurosh sipas tij. Ndërsa rasti i katërt lidhet me tenderin e 31 dhjetorit 2023, ku janë importuar 2000 megavat me çmim mesatar 118.4 euro, kur çmimi mesatar në bursë ishte 73.5 euro megavati. Bardhi përllogarit një dëm prej 88.960 eurosh. Bardhi akuzon ministren Balluku se e ka lejuar shitjen më lirë dhe blerjen më shtrenjtë të energjisë jashtë Bursës, duke favorizuar disa kompani private.

Skemat e krijuara nga PD

Cila qe përgjigja? Në përgjithësi vetë Balluku nuk u ka kushtuar kohë akuzave, si për impiantin fotovoltaik, ashtu dhe për shit-blerjen e energjisë. Por për këtë të dytën, administratori i OSHEE-së Ardian Çela ka reaguar duke thënë se akuzat e PD-së vijnë nga padituria ose janë të qëllimshme. Ai tha në RTSH se “Ne nuk blejmë në bursë. FTL e blen energjinë në bazë të strategjisë të formuluar nga enti rregullator. Tre fashat kanë çmime krejt të ndryshme. Mosblerja në bursë ka dhe një problem tjetër. Duhet ta kesh paranë kesh. Është detyrim, nuk është qejf.” Po ashtu ai tha se akuzat për shitje të energjisë elektrike gjatë muajve korrik dhe gusht bien poshtë, pasi sipas tij shitja e fundit është bërë në datë 11 qershor, kur sipas tij, niveli ka qenë mbi kuotën normale. Çela ia lë SPAK-ut në dorë ta verifikojë.

Ndaj Ballukut ka të tjera kallëzime në SPAK nga PD-ja, të depozituara nga vetë Bardhi. Kujtojmë atë të 12 gushtit, që nuk qe i lidhur me energjinë, por me ndërtimin e tunelit të Llogarasë (kliko këtu). Ndonëse ende nuk ka të dhëna se cilët do jenë kandidatët për deputetë në listat e secilës parti, Bardhi dhe Balluku pritet të kenë një përballje në qarkun e Fierit, pasi ata të dy janë të drejtuesit respektivë për fushatën e secilës parti, i pari për PD-në dhe e dyta për PS-në.

Balluku dhe Bardhi në takime në Fier, si drejtues politikë

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 11
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11