
Deputeti demokrat Saimir Korreshi është gjendur përballë pyetjes nëse ka eksponentë të PD-së të implikuar në dosjen Balluku. I ftuar në podkastin e Gogo.al, me gazetaren Valmora Gogo, Korreshi përgjigjet vetëm për aq faqe sa ai ka lexuar. Korreshi thotë: “Në dijeninë time dhe sa kam lexuar unë, jo, por nëse do them për të përmendur, do bëj një gabim shumë fatal edhe për atë që kemi firmosur”.
Ai sqaron se është një dosje shumë voluminoze. “Kam shkuar në gjërat më pikante, kohë në të cilën, i përkasin vetëm 2 të parave Tunelit të Llogarasë dhe një pjese të segmentit të Unazës së Madhe. Pra vetëm për 2 vepra penale që akuzohet sot. Në kemi 16 mijë faqe voluminoze që janë shumë, por unë besoj që kam lexuar pjesën më të madhe dhe nuk ka”. Më tej Korreshi i përgjigjet insistimit të Gogos që e pyet mos i ka shpëtuar ndonjë detaj. “Mua nuk para më shpëton gjë”, shton ai.
Deputeti demokrat u ndal edhe te qeverisja e Ramës. Për të shkrirja e shtetit me krimin është problemi më i madh. Daljen e skandaleve nëpër video e sheh si “ushqim për popullin”. Korreshi komentoi në Gogo.al videot që bën në terren dhe realitetin që jep duke ia nxjerrë të palarat pushtetit lokal në Lushnjë.


