Një foto e shpërndarë në rrjete sociale ka ngjallur dyshime se vajza e presidentit amerikan, Donald Trump, Ivanka Trump ka vizituar sërish Shqipërinë të shtunën në mbrëmje. Mediet shkruajtën se ajo do drekonte me kreun e qeverisë Edi Rama në qytetin e Vlorës. Pas disa orësh lajmet janë fshirë nga portalet.

Të tjera foto tregojnë se lajmi është nuk është i vërtetë pasi ajo është parë krah babait të saj, presidentit amerikan Donald Trump në një event në IFC, në Miami të shtunën në mbrëmje. Ndeshja që është ndjekur nga familja presidenciale ka filluar në orën 21:00 të mbrëmjes apo 03:00 i mëngjesit sipas orës tonë lokale. Kjo e bën të pavërtetë lajmin e vizitës. Bashkë me Trumpin e vajzën e tij, Ivanka Trump, ishin të pranishëm edhe pjësëtarë të tjerë të familjes si edhe Don Jr, si edhe nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio. Fotot e radhës janë pubikuar nga revista “Hello”.

Në muajin janar të këtij viti Ivanka Trump ka vizituar Zvërnecin në Shqipëri me interesin për të investuar në turizëm. Bashkë më të shoqin, Jared Kushner dhe kreun e qeverisë, Edi Rama ata darkuar të shoqëruar dhe nga një grup arkitektësh. Nën masa të larta sigurie çifti u ndal edhe në zonën e hidrovorit në Akerni, si një zonë e favorshme për turizëm dhe investime strategjike. Një ndalesë në kryeministri në orët e pasditës, mbylli vizitën disaorëshe në Shqipëri, e cila sipas Ramës ishte edhe arsyeja që ai nuk mori pjesë në takimin e Bordit të Paqes në SHBA.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11