Në datën 16 Tetor mbërritën në Gjadër 16 emigrantët e parë nga Bangladeshi dhe Egjipti, sipas marrëveshjes midis Italisë dhe Shqipërisë. Papritur disa ditë më pas Gjykata e Romës vendosi që 12 prej tyre të kthehen sërish në Itali duke shfuqizuar urdhërin për mbajtjen e këtyre emigrantëve në qendrën e pritjes si dhe duke deklaruar se ata kanë të drejtë të dërgohen në Itali. Për më shumë detaje, kliko KËTU.

Por çfarë thotë ideatorja e kësaj marrëveshje për emigrantët. Si e justifikon kryeministrja e Italisë këtë gjë?

E ftuar në emisionin “Porta a Porta” në televizionin Rai1, Meloni është pyetur nëse është e bindur mbi zgjedhjen e Shqipërisë, si vend që mund të funksionojë për emigrantët. “Jam e bindur se arsyeja pse po bëhet gjithçka për të bllokuar protokollin me Shqipërinë është se të gjithë e kuptojnë se ai është çelësi i bllokimit të migrimeve të parregullta. Nëse kontrabandisti e gjen veten jashtë kufijve evropianë, është pengesa më e madhe që mund të vendosni”.Për këtë ka kaq shumë vëmendje nga ana e Europës si dhe shumë liderë të Europës janë të mendimit që kjo marrëveshje nuk do funksionojë edhe pse Italia që është brenda Europës dhe ka ligjet europiane.”

“Në diskutimin e fundit në Komisionin Europian, Ursula von der Leyen specifikon për zgjidhje inovative, pse? Sepse nëse je emigrant i parregullt që paguan skafistët dhe arrin në Itali me qëllimin që mund të arrish në Gjermani apo dhe në vende të ndryshme që tashmë i dimë.”– tha Meloni gjatë emisionit.

Më pas ajo shprehet qartazi se për emigrantët vendos qeveria e saj dhe jo gjykata si dhe u shfaq edhe më shumë e vendosur teksa tha se do i shkonte deri në fund kësaj çështje.“Do të bëj gjithçka që më duhet të bëj, për të ndjekur udhëzimet që më janë shfaqur.”– deklaroi ajo.

“Argumentet me të cilat, gjykata e Bolonjës i kërkon Gjykatës Evropiane të Drejtësisë autorizimin për të mos zbatuar një ligj tjetër italian qe u pa nga shumë njerëz si një argument i një fletëpalosjeje propagandistike sesa një akti gjyqësor. Argumenti i Gjermanisë naziste është efektiv në një nivel propagandistik, në nivel ligjor është më i dobët”.- tha Meloni.

Meloni gjithashtu deklaroi se për shkak të kësaj, trafikantët e qënieve njerëzore e kanë kërcënuar me jetë. “Dhe ky është parandaluesi më i madh që mund të kesh dhe për këtë trafikantët e qenieve njerëzore më kanë kërcënuar me jetën. Është një element kryesor për të shkatërruar këtë lloj biznesi dhe une do ta vendos të gjithën në funksion. Shpresoj të gjej me siguri shumë armiq përsa i përket këtij protokolli, por jam e sigurt se ka dhe shumë miq dhe njerëz që kuptojne se mund të bëhet në një mënyrë serioze, përballimi i çështjeve të fluksit të emigrantëve. Duke respektuar të drejtën kombëtare, por duke krijuar probleme serioze për rrjetet e trafikantëve, që ndërkohë po bëjnë para.”– tha ajo.

Pati dhe momente me batuta kur në ekran u shfaq një foto montazh, ku shihej kryeministri Rama teksa pyeste Melonin ”Po unë çfarë do të bëj tani me kampin e emigrantëve që tashmë është bosh?” dhe ajo përgjigjet “Bëj një ekspozitë për futurizmin.” Pas kësaj Meloni qeshi dhe u përgjigj, “Kjo është një përgjigje që ndër të tjera kryeministri Rama mund ta japi me të vërtetë pasi është edhe artist në mes të 1 mijë gjërave të tjera që ai bën si dhe i zgjedhuri me votë.”

Gjithashtu ajo është pyetur se dhe vetë Italia ka nevojë për rreth 500 mijë emigrantë, teksa shprehet se ka një diferencim midis tyre që vijnë për punë dhe atyre që vijnë për trafikim të qenieve njerëzore.

“Ne kemi nevojë për emigrantë të rregullt që punojnë, por ka diferencim midis tyre që vijnë për punë dhe atyre që vijnë për trafikim. Kur themi se Bangladeshi nuk është një vend i sigurt, po flasim për 180 milionë banorë të cilëve po u themi të vijnë në Itali: Cila qeveri mund ta përballojë këtë? Mendoj se për disa, qëllimi është të pengojnë ndalimin e emigracionit të parregullt.”- shprehet Meloni.

Ndërsa në fund ajo vuri theksin së politikat ndaj emigracionit ka një agresivitet të lartë. “Ka një agresivitet për këtë gjë, sepse strategjia e qeverisë po funksionon sepse zbarkimet e emigrantëve janë zvogëluar më shumë se 60%, riatdhesimet janë rritur më shumë se 30% krahasuar me qeverinë e mëparshme, sepse ne duke punuar kaq shumë dhe me një strategji shumë komplekse po tregojmë se mund ti vendos fre këtij fenomeni, italianët e kanë zgjedhur këtë qeveri edhe për këtë arsye.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10