Ndryshe nga zgjedhjet e tjera këtë herë në zgjedhjet e ardhshme do të votojnë dhe të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. 11 janari shënoi hapjen e procesit të regjistrimeve nëpërmjet një platforme online nga KQZ-ja. Partitë politike kanë nisur tashmë “luftën e tyre” për votën e emigrantëve. Përfaqësuesja për diasporën nga Partia Demokratike, Jozefina Topalli nodhet në Itali nga ku ka nisur takimet e saj në qytete të ndryshme. Me foto nga treni, Topalli u kërkon votuesve të zgjedhin PD-në më 11 Maj. “Unë nuk i fshihem sfidave politike dhe vështirësive. E kam pranuar detyrën që më është caktuar, e cila është shumë unike planetarisht. Besoj se nëse ka një vullnet të fuqishëm dhe punohet shumë, por kësaj here vendimtari dhe faktori kyç që do ta bëjnë rotacionin është diaspora, shqiptarët që jetojnë jashtë dhe mundësia që do u jepet atyre për të votuar.” tha Topalli.

Ndërsa Partia Socialiste për takimet me diasporën, po përfaqësohet nga Taulant Balla, i cili dhe ai ndodhet këto ditë në Itali duke zhvilluar takime me emigrantët. Njësoj si Topalli edhe Balla ka zgjedhur t’u bëj thirrje emigrantëve duke postuar video nga treni.

Edhe 45 ditë kohë për tu regjistruar si votues nga jashtë për Zgjedhjet e 11 Majit. Kush jeton jashtë Shqipërisë🇦🇱😍 dhe dëshiron të marrë pjesë në zgjedhje, duke votuar me postë nga aty ku banon, duhet të regjistrohet që të marrë fletën – votimit në adresën e tij/saj dhe pastaj ta rikthejë me atë postë📩 Ne e mbajtëm fjalën dhe e miratuam ligjin për votimin nga jashtë vendit, tani është radha juaj të na jepni mbështetjen që të vazhdojmë përpara Bashkë për Shqipërinë 2030 🇦🇱🤝🇪🇺 #DIASPORA❤️🖤

Posted by Taulant Balla on E premte, 17 janar 2025

“Ky mandat i katërt e bën Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian dhe prandaj ky mandat i katërt është shumë i rëndësishëm, për të garantuar që progresin që kemi arritur deri tani ta bëjmë të pakthyeshëm dhe që anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian ta vulosim! Dhe një gjë ja them çdo bashkatdhetari jo vetëm këtu në Itali por në të gjithë botën, nëse duhet: anëtarësimin në Bashkimin Europian nuk mund ta bëjë asnjë forcë tjetër përveç Partisë Socialiste të Shqipërisë.” deklaroi Balla gjatë takimit të tij në Faenza,Itali. Balla nuk ka qenë i vetëm në takimet e tij, ai është shoqëruar në disa prej tyre dhe nga kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci.

Taulant Balla gjatë një takim në Itali

Nuk kanë munguar as akuzat midis dy partive, PD-ja akuzon qeverinë për manipulime të votës së diasporës. Në një konferencë për mediat, Ivi Kaso u shpreh se Niko Peleshi ka hapur zyrën e PS-së në Greqi, që sipas tij, po e “maskon” si të KQZ-së. “Si pjesë e këtij plani për manipulim të votës së 11 majit, ai ka hapur një zyrë të PS ngjitur me konsullatën e Shqipërisë në Selanik dhe e paraqet si zyrë shtetërore të KQZ. Siç është në traditën e komunistëve, përziejnë shtetin me partinë. Mos u gënjeni nga afërsia e zyrës me konsullatën shqiptare”, duhet të kuptoni se të dhënat që japin aty i shkojnë PS dhe rrjetit të patronazhimit.”- tha Kaso.

Taulant Balla gjatë takimit në Altamura, Itali

Ndërsa Peleshi, ka reaguar në seancën plenare vetëm duke thënë se vota e diasporës ka qenë vullnet i përhershëm i PS-së. “Ne si deputetë duhet të bëjmë pjesën tonë për reformimin e Shqipërisë. Vota e diasporës është vullnet i përhershëm i Partisë Socialiste. 45 mijë emigrantë janë regjistruar deri më tani. Por sfidat mbeten të shumta por është arritur një konsensus për lehtësimin e votës për emigrantët.”- tha Peleshi.

Jozefina Topalli gjatë një takimi në Itali

 Çfarë dihet deri më tani

Deri më tani KQZ-ja njofton se janë regjistuar 52,346 votues, ndërsa kryeson Italia nga ku kanë nisur dhe takimet e para. Çdo votues në diasporë, duhet të ketë një kompjuter ose telefon me kamer dhe internet, një dokument identifikimi shqiptar dhe një dokument që vërteton adresën ku banon jashtë shtetit. Platforma kërkon fytyrën e votuesit, duke garantuar që askush nuk mund ta bëjë procesin për dikë tjetër. Sipas KQZ-së regjistimet do të vazhdojnë deri më 4 mars.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Dorian Matlija Gjatë gjithë jetës sime profesionale kam besuar te zgjidhja paqësore e konflikteve, te ligji dhe institucionet. Helbete, avokat hesapi dhe kështu i bie të mendoj në kohëra...
/ Oct 14
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
“Sa më shumë polici, aq më shumë studentë” është parulla me të cilën studentët u bëjnë thirrje të rinjve t’i bashkohen protestës së sotme, më 14 tetor, në orën 14:00,...
/ Oct 14