Josiana Fullani është e reja e talentuar që ka vendosur të investojë në Shqipëri. Ajo mban rolin e menaxheres së projekteve pranë kompanisë “Commercey” dhe drejton me sukses projekte të ndryshme në fushën e biznesit dhe të tregtisë online.

Josiana ka treguar aftësi të shkëlqyera në menaxhimin e projekteve duke kontribuar ndjeshëm në suksesin e kompanisë pasi zgjodhi të kthehet në Shqipëri pas 5 vitesh të studimeve të saj në Paris.

“Vij nga një familje frankofone, ne flasim të gjithë frëngjishten, kam shumë miq francezë, ndaj shumë gjëra të kulturës se tyre dhe të jetës, të shijeve që ata kanë por prapë në fund të ditës unë kam zgjedhur të jetoj këtu sepse mendoj se potencialisht dhe nga ana ime profesionale dhe personale mendoj që kam arritur maksimumin në Shqipëri edhe pse ka qenë shumë e vështirë dhe shumë sfiduese por mendoj se maksimumin e personit tim e kam eksploruar këtu. Më ka ndihmuar shumë eksperienca që kam pasur jashtë dhe mendoj e dëshiroj që çdo njeri duhet ta bëjë këtë rrugëtim sepse sa më mendjehapur është njeriu aq më shumë e lehtëson në vendimmarrje dhe në çdo gjë që bën në jetën e tij.”, tregon Josiana për “Gogo.al”.

Menaxherja ka edhe një mesazh për të gjithë të rinjtë shqiptarë që në këto kohë janë mes zgjedhjesh për të ikur nga vendi i tyre dhe ta ndërtojnë diku tjetër jetën apo për të qendruar në Shqipëri.

“Mesazhi që unë u jap të rinjve shqiptarë është mos humbni shpresën, njihni veten tuaj, udhëtoni sa më shumë, jetoni sa më shumë dhe mos harroni se potencialin tuaj më të madh e keni në vendin tuaj. Që të arrish të zgjedhësh vendin tënd duhet të bësh një rrugëtim shumë të madh jetësor dhe personal dhe të kuptosh vërtet se ku mund të lulëzojë potenciali dhe aftësitë që ti ke. Kjo është ajo që mendoj, pastaj është zgjedhje personale për gjithsecilin.”, thekson Josiana.

Valmora Gogo është gazetare dhe lektore e Komunikimit dhe e Gazetarisë. Prej 17 vitesh ajo kontribuon në hapësirën mediatike në Shqipëri, duke nisur që prej gazetës Shekulli e deri te mediet online si Newsbomb.al, Shuplaka.al dhe Hashtag.al. Gogo mban gradën “Doktor në Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” dhënë nga Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës. E fokusuar në kërkim dhe kryesisht në politikë, Gogo kujdeset në informimin e saktë të opinionit publik shqiptar.

Leave a Reply

  • (not be published)