Shtatë janë kandidatët e mbetur në garë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët kërkojnë që pas disa javësh të marrin drejtimin e “FBI-së” shqiptare dhe të punojnë nën udhëheqjen e Prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme, për hetimin e krimit dhe korrupsionit.

Një ndër emrat më pretendent për drejtimin e këtij institucioni kyç është Joni Keta, oficer i Byrosë Kombëtare, zëvendësdrejtor dhe aktualisht drejtues i komanduar, për shkak të mbarimit të mandatit të Aida Hajnajt.

Ai ka një karrierë vetëm në ngjitje në fushën e zbatimit të ligjit në Shqipëri.

Joni Keta ka shërbyer si Oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë për Krimet e Rënda. Pas shkrirjes së kësaj prokurorie dhe marrjen e kompetencave nga Prokuroria e Posaçme, e njohur si SPAK, Joni Keta garon për t’u përfshirë në radhët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ky institucion konsiderohet si “FBI-ja shqiptare” dhe oficerët specialë garantojnë zbatimin e ligjit në kryerjen e hetimeve cilësore në fushën e veprave penale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, nën udhëheqjen e Prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme, me qëllim parandalimin, zbulimin, goditjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Joni Keta është ndër oficerët e parë të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe një vit më parë, në 2024, ai garoi bashkë me gjashtë kolegë të tjerë për të marrë postin e zëvendësit të Aida Hajnaj. Në fund të garës, Joni Keta u zgjodh fitues dhe sot shërben si zëvendës drejtues i BKH-së dhe njëherësh drejtues i komanduar.

“Newsbomb.al” mëson gjithashtu, se ai është djali i prokurorit Hysen Keta, i cili për pesë vite ka drejtuar Prokurorinë e Përmetit. Hysen Keta e ka nisur karrierën e tij në vitin 1979 dhe përveç pozicionit si prokuror, ai ka punuar për një periudhë edhe si avokat. Për më shumë se një dekadë, ai e ka ushtruar funksionin në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa në vitin 2015 u transferua me dekret të Presidentit në Prokurorinë e Tiranës

Prokurori Hysen Keta në vetting/ © LSA Photo

Në vitin 2017, Keta u komandua drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Përmetit, detyrë të cilën e mbajti deri në vitin 2022, kur u komanduar si Këshilltar i Etikës në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, për një mandat 5-vjeçar. Hysen Keta u shkarkua nga shkalla e parë e vettingut por arriti t’i provonte KPA-së se duhet të kthehej në detyrë dhe ashtu ndodhi. Vendimi i parë u prishë.

Gjithashtu, redaksia e neësbomb.al mëson se Joni Keta është gjithashtu djali i profesoreshës së njohur Majlinda Keta, e cila aktualisht shërben si lektore pranë Departamentit të Filozofisë në Universitetin e Tiranës.

Ajo njihet publikisht si aktiviste e të majtës shqiptare (vitet e fundit mban një profil të ulët publik) dhe ndër themelueset e Partisë Socialiste të Shqipërisë. Mirëpo, pas mandatit të parë qeverisës të Edi Ramës, Majlinda Keta u rreshtua publikisht në anën e anën e kritikëve të pushtetit, duke e ndarë Partinë Socialiste nga Rilindja.

Profesoresha Majlinda Keta

Në një nga shumë intervistat për median e shkruar dhe atë vizive gjatë mandatit të dytë të Partisë Socialiste, ish-anëtarja e Asamblesë Kombëtare u shpreh publikisht se Partia Socialiste kishte vdekur dhe “Rilindja” përfaqësonte një grupim klanesh dhe interesash, që i shërbenin Edi Ramës, por qeverisja e saj nuk kishte asnjë program të majtë.

Karriera vetëm në rritje e Joni Ketës nuk mund të ishte krejt rastësore. Ai është veç të tjerash nipi i Bahri Shariqit, ish-drejtuesit më jetëgjatë të Shërbimit Informativ të Shtetit, i cili ka shërbyer dhe si zëvendësministër në qeverinë “Rama 1”, si dhe Këshilltar i Presidentit të Republikës.

Sakaq, edhe stërgjyshi i tij që mbante emrin që e ka ngjallur sot daja, Bahri Shaqiri i parë i cili ka spikatur si veprimtar në organizimin e Lëvizjes Antifashiste në Shqipëri e Kosovë dhe Luftën Nacional Çlirimtare, përcjell “Newsbomb.al”.

Ish-kreu i SHISH, Bahri Shaqiri

Megjithatë, gara mbetet e hapur për të shtatë kandidatët sepse ata janë ndër zbatuesit më profesionistë të ligjit dhe gara për drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit pritet të jetë vërtet tepër e fortë. Do të jetë treshja e prokurorëve e përbërë nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra ajo që do të zgjedhë drejtuesin e ri të BKH-së në përfundim të 6 fazave.

Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta janë kandidatët e kualifikuar në garën për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ky shkrim është në pronësi intelektuale të “Newsbomb.al”

Abonohu tani dhe lexoje 

https://bb2c4ea4e71c37ad4ec187286b5efce7.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-45/html/container.html

Lajmet e fundit

Bota

Fitore për Trump! Gjykata Supreme merr vendimin: Bastisjet e imigracionit në Los Anxhelos mund të vazhdojnë

Politikë

Atentati i përgjakshëm në Shkodër, reagon Ervin Salianji: Autori bëri 1vit burg, ndërsa unë u dënova se denoncova krimin e lidhur me qeverinë

Zbulo më shumë artikuj 

https://bb2c4ea4e71c37ad4ec187286b5efce7.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-45/html/container.html

Hapësire reklamuese

bombvideo

Shiko video të tjera në Newsbomb Youtube

Rama thirrje ambasadorëve të Shqipërisë: E papranueshme që një vend i vogël si i yni…

Tentoi të arratisej me vrap, momenti i arrestimit të autorit të vrasjes në Shkodër

Pamje të rënda nga vrasja në Shkodër, shënohen dy viktima dhe dy të plagosur

Specialët e RENEAS zbarkojnë në Fier, momenti 38 vjeçari nxirret “krah e kofshë” nga apartamenti

Përdhunoi një turiste italiane në shezlong, në pranga Leonard Preza

I riu futet ‘mes’ flakëve e tymit, kalon në autostradën e bllokuar nga autoritetet kandeze

op
ed

Shqipëria ka pasur sezonin turistik më të dobët të regjistruar që nga viti i pandemisë

Arta Marku Qëndro: Ka shumë gjëra për të bërë, nëse lindesh grua

Pritshmëritë e legjislaturës së re parlamentare

Afrim Krasniqi

Newsbomb është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Drejtor i Përgjithshëm: Retin Toka
NIPT: L42417011QAbonohu te Revista

Created and monetized by

ME REGJISTRO

Megjithatë, gara mbetet e hapur për të shtatë kandidatët sepse ata janë ndër zbatuesit më profesionistë të ligjit dhe gara për drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit pritet të jetë vërtet tepër e fortë. Do të jetë treshja e prokurorëve e përbërë nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra ajo që do të zgjedhë drejtuesin e ri të BKH-së në përfundim të 6 fazave.

Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta janë kandidatët e kualifikuar në garën për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

© Newsbomb.al

Galeria fotografike (

1/4

)

Ish-kreu i SHISH, Bahri Shaqiri

Prokurori Hysen Keta në vetting/ © LSA Photo

Ne foto: Joni Keta

Profesoresha Majlinda Keta

Ish-kreu i SHISH, Bahri Shaqiri

Prokurori Hysen Keta në vetting/ © LSA Photo

Sondazh

Kush nga ministrat aktualë mendoni se do të vijojë të jetë pjesë e kabinetit të ri qeveritar?

  • Belinda Balluku
  • Blendi Gonxhja
  • Adea Pirdeni
  • Igli Hasani
  • Pirro Vengu
  • Ervin Hoxha
  • Petrit Malaj
  • Ulsi Manja
  • Ogerta Manastirliu
  • Albana Koçiu
  • Anila Denaj
  • Delina Ibrahimaj
  • Taulant Balla
  • Majlinda Dhuka
  • Mirela Kumbaro
  • Arbjan Mazniku
  • Bora Muzhaqi

Lexo gjithashtu

Atentati që tronditi Shkodrën, Karamuço: Vrasje me pagesë! Arma i përket killerave profesionistë! Shkodra e frikshme, ka grupe…

E Hënë 21:54

Aktualitet

Aksident i rëndë në Kukës, një viktimë dhe dy të plagosur në aksin Krumë-Golaj

E Hënë 21:03

Aktualitet

“E putha në ballë e i thashë…”, Ilir Hoxholli rrëfen fjalët e fundit të imamit para vdekjes: Sot ju kërkoj hallallin të gjithëve

E Hënë 20:55

“Mos fol gja mor njish, rri i qetë”/ Ja si udhëzonte Ragip Gila vëllain për drogën dhe armët që iu gjetën në shtëpi (PËRGJIMET)

E Hënë 20:25

Aktualitet

FOTO/ Pronari gjen granatën e pashpërthyer në tarracën e biznesit, forcat xhiniere të RENEA-s mbërrijnë në vendngjarje

E Hënë 19:53

Aktualitet

XUEX dhe TXEX, 30-vjeçari rrëfen si ra pre e mashtrimit në firmat piramidale online: 8 mijë euro të investuara, s’i tërheq dot

E Hënë 19:38

Drogë, armë zjarri e municion luftarak, Policia jep detaje nga megaoperacioni në Elbasan: 30 të arrestuar, 14 persona të shpallur në kërkim

E Hënë 19:27

Aktualitet

Vazhdon aksioni i lirimit të hapësirave publike, Rama: “Ecim pa ndalim”

E Hënë 18:37

Aktualitet

Qëlloi për të vrarë Erogen Brajoviç dhe i rrëmbeu makinën qytetarit, VIDEO: Momenti kur autori largohet përmes Pedonales

E Hënë 18:20

Ambasada Amerikane i “bën bujë” takimit të Kryeministrit me komandantin e Forcave Detare të SHBA

E Hënë 18:26

Aktualitet

“Objektivi im ishte Erogen Vaso”, ZBARDHET dëshmia e Ragip Gilës në polici! Bastiset shtëpia e motrës së Mustafa Licit, gjenden 4 armë zjarri

E Hënë 18:09

Aktualitet

Nën masa të rrepta sigurie, transferohen drejt Tiranës të arrestuarit e Elbasanit

E Hënë 17:40

Babai i tyre humbi jetën në aksident, dy vajzat e Kreshnik Tomanit fotografohen me lule në duar drejt rrugës së dijes pa të atin

E Hënë 17:38

Aktualitet

Dita e parë e shkollës, nëna e Martin Canit mesazh prekës: Ikja jote mizore nga kjo botë më mori frymën

E Hënë 16:57

Aktualitet

Inspektorati Shtetëror zbret në terren, bllokohet menjëherë puna në 23 kantiere: Shkelje të rënda të kushteve të sigurisë

E Hënë 16:30

Policia Kufitare bllokon 15 mjete lundruese brenda një jave nga Komani në Ksamil, drejtuesit gjobë nga 1 milion lekë

E Hënë 15:50

Revista

Abonohu tani dhe lexoje 

https://bb2c4ea4e71c37ad4ec187286b5efce7.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-45/html/container.html

Lajmet e fundit

Bota

Fitore për Trump! Gjykata Supreme merr vendimin: Bastisjet e imigracionit në Los Anxhelos mund të vazhdojnë

Politikë

Atentati i përgjakshëm në Shkodër, reagon Ervin Salianji: Autori bëri 1vit burg, ndërsa unë u dënova se denoncova krimin e lidhur me qeverinë

Zbulo më shumë artikuj 

https://bb2c4ea4e71c37ad4ec187286b5efce7.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-45/html/container.html

Hapësire reklamuese

bombvideo

Shiko video të tjera në Newsbomb Youtube

Rama thirrje ambasadorëve të Shqipërisë: E papranueshme që një vend i vogël si i yni…

Tentoi të arratisej me vrap, momenti i arrestimit të autorit të vrasjes në Shkodër

Pamje të rënda nga vrasja në Shkodër, shënohen dy viktima dhe dy të plagosur

Specialët e RENEAS zbarkojnë në Fier, momenti 38 vjeçari nxirret “krah e kofshë” nga apartamenti

Përdhunoi një turiste italiane në shezlong, në pranga Leonard Preza

I riu futet ‘mes’ flakëve e tymit, kalon në autostradën e bllokuar nga autoritetet kandeze

op
ed

Shqipëria ka pasur sezonin turistik më të dobët të regjistruar që nga viti i pandemisë

Arta Marku Qëndro: Ka shumë gjëra për të bërë, nëse lindesh grua

Pritshmëritë e legjislaturës së re parlamentare

Afrim Krasniqi

Newsbomb është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Drejtor i Përgjithshëm: Retin Toka
NIPT: L42417011QAbonohu te Revista

Created and monetized by

ME REGJISTRO

LËR NJË KOMENT

Ilse Aigner lindi më 7 dhjetor 1964 në Feldkirchen-Westerham. Në vitin 1981, përfundoi arsimin e mesëm të ulët (Mittlere Reife) në shkollën Wilhelm-Leibl-Realschule në Bad Aibling. Pas përfundimit të formimit...
/ Nov 9
Nga Isa Myzyraj Sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian u tregua qartë se përtej vullnetit politik në Tiranë e Bruksel rruga e Shqipërisë drejt BE-së është e vështirë....
/ Nov 10
Tashmë që nuk ka më diskutim që të gjithë po e përdorim Inteligjencën Artificiale, pyetja që lind është: a dimë realisht ta përdorim dhe si po e bëjmë? Inxhinieri i...
/ Oct 28
“Ka ardhur koha për luftë civile, të marrim gjithë armatimet e rënda kundër kësaj policie, granata gjithçka kemi, o burra.”Kjo deklaratë është transmetuar në një ekran televiziv shqiptar. Nuk është...
/ Nov 10