Nga Ermal Hasimja

Kur Rama i tregon SHBA-ve se mund ta zëvendësojë me Kinën në rast se vazhdon ta rrezikojë ai nuk është duke përdorur si mjet trysnie pronën e vet. Po përdor Shqipërinë.

Nuk e di si e ka menduar ai vetë qëndrueshmërinë e kësaj trysnie.

Së pari, unë nuk mbaj mend që dikush të ketë detyruar SHBA-të përmes instrumentit të shantazhit. Shqipëria nuk është Venezuela natyrisht, por as arrestimi i Maduros nuk është e vetmja formë e veprimit ndalues që SHBA-të kanë në dispozicion. Ndoshta mund ta bësh Amerikën të mendohet dy herë kur ke armë bërthamore, por kur je kryeministri i një vendit më të varfër të Evropës …

Së dyti, Shqipëria nuk paraqet asnjë interes ekonomik për SHBA-të për shkak të përmasave liliputiane të ekonomisë sonë. Një universitet i mirë privat në SHBA e ka buxhetin sa PBB-ja Shqipërisë. Disa sa dyfishi.

Së treti, konflikti aktual me SHBA-të nuk vjen për arsye ekonomike, por sepse krimi i organizuar shqiptar është një nga burimet kryesore që furnizon tregun e SHBA-ve me drogë latinoamerikane. Edhe nëse Rama e bën Shqipërinë lagje të Pekinit, problemin e drogës do të vazhdojë ta ketë me SHBA-të.

Së katërti, nuk njoh shqiptarë që të duan të zëvendësojnë SHBA-të me Kinën. Amerika ka qenë shumë më tepër se aleat, sepse aleat konsiderohet dikush që ka peshë të ngjashme me tënden. Amerika ka qenë sponsori madhor i pavarësisë së Shqipërisë dhe Kosovës. Në ditët më të errëta të komunizmit ne dëgjonim fshehurazi Zërin e Amerikës. Shpresa bazike e çdo shqiptari sa herë përballemi me të këqija të mëdha që nuk i zgjidhim dot vetë është “ishalla na shpëton Amerika”. Kinezët mund të depërtojnë relativisht në vende me frymë neutrale ose antiamerikane, por ekspansioni i tyre nuk ka hapësirë në një vend ku pothuajse çdo familje, përfshirë edhe autorin e këtij statusi, ka minimalisht një person të familjes në SHBA (unë vetë nja 15).

Është detyra jonë si shqiptarë, në detyrim të mirënjohjes historike dhe mbi të gjitha të interesit madhor kombëtar, të mos tolerojmë që “kërcënime” të tilla të bëhen në emrin tonë.

Rama nuk flet në emrin tim!

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Ola Xama Të dhënat për numrin e policëve të plagosur apo vlerën e objekteve të dëmtuara në protestë, për herë të parë nuk më bëjnë përshtypje. Personalisht kam pëlqyer...
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
Shtëpia e Bardhë kërkoi dorëheqjen e Guilfoyle pasi "The Wall Street Journal" raportoi se ajo i kishte kërkuar 100,000 dollarë një donatori të Trumpit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Katie...
/ Oct 13