Nëse ndonjëherë keni ndjerë se një ditë e mbushur me mbledhje pa pushim ju shteron energjinë, nuk jeni të vetëm. Një studim i “Microsoft-it” tregon se mbledhjet e njëpasnjëshme, pa pushime, rrisin realisht nivelet e stresit në tru. Në vitin 2021, studiuesit e Laboratorit të Faktorëve Njerëzorë të Microsoft monitoruan aktivitetin e trurit të 14 personave gjatë thirrjeve me video, përmes elektroencefalogramit. Një grup zhvilloi katër takime nga 30 minuta pa pushime, ndërsa grupi tjetër kishte pushime 10-minutëshe mes tyre. Javën pasuese, grupet ndërruan rolet. Rezultatet treguan se tek pjesëmarrësit pa pushime, aktiviteti i valëve beta, i lidhur me stresin, rritej me çdo takim pasues. Madje, edhe pritja e takimit të radhës shkaktonte rritje të stresit. Ndërkohë, tek ata që kishin pushime, aktiviteti beta mbeti i qëndrueshëm.

Studiuesit analizuan gjithashtu asimetrinë ballore alfa, një tregues i angazhimit mendor. Pjesëmarrësit me pushime shfaqën nivele më të larta përqendrimi dhe angazhimi, ndërsa ata pa pushime rezultuan më pak të angazhuar mendërisht. Edhe pse kampioni ishte i vogël, studimi përputhet me kërkime të tjera që tregojnë se mbingarkesa me mbledhje ul produktivitetin dhe rrit pakënaqësinë. Në një sondazh me 76 kompani, reduktimi i mbledhjeve me 40% çoi në më shumë se dyfishim të produktivitetit dhe rritje të kënaqësisë së punonjësve me 52%. Ekspertët rekomandojnë që pushimet mes mbledhjeve të mos shpenzohen në email apo rrjete sociale, por në aktivitete që ndihmojnë çlodhjen, si ecja ose ushtrimet e frymëmarrjes. Edhe disa minuta pushim mund të bëjnë një ndryshim të ndjeshëm në stres dhe përqendrim. Mesazhi është i qartë: një frymëmarrje e shkurtër është më efektive sesa “të durosh” një maratonë mbledhjesh pa pushim.

Ky shkrim është pronë intelektuale e “Monitor”

LËR NJË KOMENT

Ilse Aigner lindi më 7 dhjetor 1964 në Feldkirchen-Westerham. Në vitin 1981, përfundoi arsimin e mesëm të ulët (Mittlere Reife) në shkollën Wilhelm-Leibl-Realschule në Bad Aibling. Pas përfundimit të formimit...
/ Nov 9
Nga Isa Myzyraj Sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian u tregua qartë se përtej vullnetit politik në Tiranë e Bruksel rruga e Shqipërisë drejt BE-së është e vështirë....
/ Nov 10
Tashmë që nuk ka më diskutim që të gjithë po e përdorim Inteligjencën Artificiale, pyetja që lind është: a dimë realisht ta përdorim dhe si po e bëjmë? Inxhinieri i...
/ Oct 28
“Ka ardhur koha për luftë civile, të marrim gjithë armatimet e rënda kundër kësaj policie, granata gjithçka kemi, o burra.”Kjo deklaratë është transmetuar në një ekran televiziv shqiptar. Nuk është...
/ Nov 10