Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump është vënë në shënjestër të kërcënimeve nga Irani. Lajmi konfirmohet nga Shërbimet Sekrete amerikane, duke thënë se janë në dijeni të një videoje të transmetuar në televizionin shtetëror iranian IRIB, ku kërcënohet me jetë djali i vogël i kreut të Shtëpisë së Bardhë.

“Shërbimet Sekrete janë në dijeni të videos dhe po hetojnë gjithçka që mund të perceptohet si kërcënim”, tha një zëdhënës i Shërbimeve Sekrete për CNN.

Videoja e transmetuar në televizionin shtetëror iranian zgjat rreth tre minuta dhe nis me një grafikë në anglisht ku shkruhet: “Ku ta vrasim Barron Trumpin?!”. Më pas, videoja shoqërohet me pamje dhe grafika të tjera, përmes së cilave tregohen vendet që frekuenton më së shumti Barron Trumpi, përfshirë edhe Trump Towerin në Nju Jork.

Në fund të kronikës së transmetuar, narratori shprehet se për ekzekutorin oftohet 10 milionë dollarë. “Njerëzit po presin me padurim të marrnin një shpërblim prej 10 milionë dollarësh”.

Kjo nuk është hera e parë që familja Trump kërcënohet nga Irani, ku më parë vetë presidenti dhe bashkëshortja e tij, Melania, kanë qenë shënjestër e sulmeve dhe kërcënimeve nga mediat e linjës radikale që pas vrasjes se Ajatollahut Ali Khamenei. Megjithatë, kjo është hera e parë që Barron Trump përmendet publikisht. Edhe më parë është përdorur e njëjta formë kërcënimi, me publikimin e videove që përfshijnë lëvizjet e anëtarëve të familjes Trump, madje dhe sugjerime për vrasjen e tyre.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11