Një nga investigimet më të forta të këtyre kohëve, i cili ka bërë të heshtin mediet në Rusi.

Media Bellingcat publikuan një bisedë të regjistruar në të cilën një anëtar i skuadrës së dyshuar të helmimit në FSB përshkruan se si njësia e tij kryente dhe u përpoq të pastronte provat e helmimit të Alexey Navalny. Rrëfimi pa dashje u bë gjatë një telefonate me një person që oficeri besonte se ishte një zyrtar i lartë i sigurisë. Në fakt, oficeri i FSB-së nuk e njohu zërin e personit të cilit po i raportonte detajet e misionit të dështuar: vetë Alexey Navalny.

Kjo telefonatë 49 minutëshe midis Navalny dhe Konstantin Kudryavtsev, një prej oficerëve të FSB-së që udhëtoi në Omsk pas helmimit të Navalny, ofron një llogari të detajuar të personit të parë që përshkruan se si FSB organizoi atentatin në Tomsk si dhe operacioni pasues i pastrimit. Rrëfimi i paqëllimtë shton detaje të reja të rëndësishme për kuptimin tonë të operacionit, duke përfshirë mënyrën e saktë në të cilën, sipas oficerit të FSB-së, u përdor Novichok.

Përkthimi është kryer nga Hashtag.al.

Lexim të frytshëm!

Valmora Gogo është gazetare dhe lektore e Komunikimit dhe e Gazetarisë. Prej 17 vitesh ajo kontribuon në hapësirën mediatike në Shqipëri, duke nisur që prej gazetës Shekulli e deri te mediet online si Newsbomb.al, Shuplaka.al dhe Hashtag.al. Gogo mban gradën “Doktor në Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” dhënë nga Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës. E fokusuar në kërkim dhe kryesisht në politikë, Gogo kujdeset në informimin e saktë të opinionit publik shqiptar.

Leave a Reply

  • (not be published)