
Pas një informacioni që ka ardhur në redaksinë e “Piranjave”, lidhur me pranine e aflatoksinës në qumështin e konsumuar nga qytetarët shqiptarë, Piranjat iu drejtuan me një kërkesë zyrtare më datë 29 mars, AKU-së e cila ka pranuar se aflatoksina ka qenë e pranishme në plot 8 mostra të marra në periudhën janar-prill 2025.
Përgjigja e emailit:
Përshëndetje! Plani i kontrollit dhe/apo monitorimit të aflatoksinave në qumësht dhe nënprodukte të tij, të zbatuara nga autoritetet përgjëgjese në vartësi të Ministrisë Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për periudhën janar 2024 deri ne prill 2025 është përkatësisht 26 mostra.
Për vitin 2024 kanë dalë pozitive 2 mostra jokonforme, për periudhen janar – prill 2025 kanë rezultuar jokonforme 8 mostra. Rezultatet analitike të këtyre kampioneve, përfshirë numërin e mostrave që kanë rezultuar jashtë normave të lejuara për përmbajtjen e aflatoksinave. Për periudhen janar- dhjetor 2024 jokonformitetet -1 mostër me rezultat analitik 0,203 µ/kg dhe një mostër me rezultat analitik 0,325µ/kg.
Për periudhën janar-prill 2025 jokonformitetet rezultatet analitike të mostrave jokonforme: 0150µ/kg, 0,210 µ/kg , 0,221µ/kg, 0,331µ/kg, 0,882µ/kg, 0,293µ/kg, 0,228µ/kg, 0,337µ/kg.
Çfarë masash konkrete ka marrë AKU në ndjekje të kësaj problematik
Në lidhje me mostrat të cilat kanë rezultuar jo konforme për praninë e Aflatoksinës M1 nga ana e trupave inspektuese të Drejtorive Rajonale janë marrë masa adminstrative konform kërkesave ligjore për produkt të pasigurt, bllokim produkti me destinacion asgjesimin, si dhe ka vazhduar në ndjekjen e gjurmueshmërise së produktit prej nga ishte prodhuar duke shkuar deri në nivel fermeri. Faleminderit.

Emisioni Piranjat deri në këtë moment ka informacion për të paktën një nga kompanitë e mëdha të prodhimit të qumështit, por i takon ministres Denaj të informojë publikun për këtë rrezik që i kanoset konsumatorit.
Shënim – Ky shkrim është pronësi intelektuale e “Piranjat”. Lexo KËTU.


