Kardiokirurgu Edvin Prifti i ftuar në podcastin “Shpreson për Shqipërinë” të Altin Goxhaj ka deklaruar se gjatë pandemisë vërejti një fenomen të pazakontë, pacientët me imunitet të dobët kishin shpesh rezultate më të mira ndaj Covid-19, krahasuar me ata me imunitet të fortë.

Ai tha se pacientët e operuar në zemër, të cilëve u ulej imuniteti për shkak të aparatit të qarkullimit ekstrakorporeal, kishin më pak komplikacione.

Këtë e vërtetuan edhe të dhënat nga pacientët me AIDS, kimioterapi dhe transplant, të cilët, megjithë imunitetin e dobët, kishin vdekshmëri më të ulët.

Këtë hipotezë ai e përmblodhi në një studim që ia dërgoi për botim dy revistave, “The Lancet” dhe “American Journal of Translational Medicine”.

Ndërkohë që revista e dytë e konsideroi studimin si mjaft interesant dhe kërkoi leje për ta dërguar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), pas disa javësh, ajo e refuzoi publikimin me arsyetimin se kampioni i pacientëve ishte tepër i vogël për të dalë në konkluzione të vlefshme shkencore.

Pjesë nga intervista:

Goxhaj: Në maj 2020 ju keni bërë një studim shkencor që ja propozuat një reviste të huaj. Cila ishte revista?

Prifti: 2 revistave, njëra quhej The Lancet dhe tjetra ishte American Journal of Translational.

Goxhaj: A kishte ndonjë kurë për Coronavirusin në 2020 dhe po të kishte ndonjë kurë a do të kishte vaksinë me detyrim në 2021? Po të kishte kurë sdo të kishte nevojë për vaksinë të paeksperimentuar apo jo. Në këtë shkrim ju ngritët një propozim.

Prifti: Unë ngrita një hipotezë për hir të vërtetës, nuk është se, është shumë e madhe të thuash që gjendet një kurë për coronavirusin kur gjithë bota presupozohej që ishte duke punuar për të gjetur alternativat.

E vërteta ishte që ne po na ndodhte një fenomen aspak normal. Çfarë ndodhte? Ndodhte që në të gjithë njerëzit operoheshin nëse ishin të kontaminuar ishin me Covid, operoheshin për gjëra banale po në momentin që futej tubi në gojë për të bërë anestezinë, vdisnin.

Ndërkohë që operoheshin nga zemra që janë operacione shumë më të vështira rezultatet ishin optimale, njëherë, dy herë, tre herë. Se vinin urgjenca raste të rënda dhe këto rezultate për ti konfirmuar unë ju shkruaj edhe disa kolegëve të mi që “ore është anormale kjo gjë?”.

Pse ishte anormale?

Sepse ajo që ka kardiokirugjia dhe nuk e ka asnjë kirurgji tjetër është se ne përdorim një aparat që quhet aparati i qarkullimit extrakorpiral.

Aparati i qarkullimit zëvëndëson punën e zemrës dhe të mushkrive për gjyëm ore, 1 orë, 3-4 orë, ndërkohë që kirurgët kryejnë operacionin në zemër.

Por çfarë dim ne nga shkenca që ky organ, ky zeron përgjigjen imunitare të njeriut për 48 orë dhe ajo kthehet vetëm në 60% të kapacitetit të saj për një muaj pas operacionit.

Pra çfarë do të thotë, neve operonim raste që ishin emergjente se ato raste që dilnin në Covid pozitiv me urdhër nga Ministria nuk operoheshin por këto raste që ishin urgjente këta operoheshin nga zemra ju zerohej imuniteti dhe nuk kishin problem vazhdonte me Covid, shumohej virusi por ama trupi nuk përgjigjej ndaj këtij infeksioni.

Atëherë aty më lind një dyshim dhe cili ishte dyshimi?
Dyshimi ishte po nqs është i vërtetë kjo pyetje që unë po ngre atëherë si do të jenë pacientët me AIDS?

Pra nqs shkojmë në një infeksion natyral, AIDS-i çfarë bën, kur aktivizohet ul imunitetin e trupit të njeriut, dhe duke ulur imunitetin presupozohet që numri i vdekjeve të jetë eksponencial, të jetë në rritje.

Marrim të gjithë kazistikat botërore të pacientëve me AIDS dhe të infektuar me Covid vdekjet në vend që të rriteshin ishin ulur.

Atëherë shikojmë pacientët me kimioterapi. Kimioterapia çfarë bën te të smurët tumorial, janë ilaçe të cilat bllokojnë shumimin e qelizave malinje, duke bllokuar shumimin e qelizave malinje bllokojnë dhe shumimin e rruazave të bardha të trupit të njeriut, skanë përgjigje imunitare.

Aq e vërtetë është kjo saqë pacientët me kimioterapi rrezikun më të madh e kanë nga infeksionet shoqëruese se kanë imunitet të dobët.

Atëherë çfarë duhet të prisnim ne, duhet të prisnim që të kishim vdekshmeri më të lartë, në të vërtetë nuk ndodh kështu, vdekshmëria ishte më e ulët ose pothuajse njësoj.

Ky shkrim është pronësi intelektuale e “Hashtag.al”. Lexo KËTU artikullin e plotë.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11