
“Hashtag.al” ka zbuluar se inteligjenca ushtarake e një shteti thuajse-partner me Shqipërinë po mbikëqyr kompaninë “Kurum” për tregti të paligjshme me Iranin dhe kjo shumë kohë më përpara se të zbulohej nga “Bloomberg”-u historia e mbetjeve të nisura drejt Tajlandës nga posti i Durrësit. “Hashtag.al” shkruan se ajo çfarë duket në pamje të parë si një lojë për depozitim informal mbetjesh nga kompania “Kurum”, në fakt dyshohet se fsheh një linjë tregu (depozitim, përpunim, groposje) që përfshin Iranin-Turqinë dhe Shqipërinë, me qëllim lehtësimin e sanksioneve që kanë ndëshkuar industrinë e rëndë iraniane, përfshirë dhe atë ushtarake. Kjo linjë që implikon kompaninë Kurum dhe shtetin shqiptar ka disa vite që funksionon.
Dokumentet e siguruara nga “Hashtag.al” sugjerojnë se të paktën që prej vitit 2022, inteligjenca ushtarake e shteteve thuajse-partnere ka zbuluar një korridor që dyshohet se favorizon industrinë e rëndë iraniane, përfshirë dhe atë ushtarake. Po ashtu, në artikull thuhet se nëse shtetet që po dokumentojnë funksionimin e kësaj linje vendosin nisjen e një procedure ligjore, nuk do ishte çudi që Porto Romano të sanksionohej ndërkombëtarisht si port.
Për më shumë lexo artikullin e plotë te Hashtag.al



