Në kulmin e debatit mbi numrin e turistëve në Shqipëri, të enjten e datës 25 Korrik, Instituti i Statistikave ka bërë publike shifrat për hyrjen dhe daljen e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në Republikën e Shqipërisë.

Sipas këtyre të dhënave, rezulton se gjatë muajit Qershor kanë hyrë në territorin shqiptar, 1.921.208 shtetas shqiptar dhe të huaj.

Nga këta, të huaj janë 1.244.967 shtetas.

Por cili është ndryshimi me vitin e kaluar? Sipas INSTAT-it, ky numër është rritur me 23.6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.  Konkretisht, në muajin Qershor të vitit 2023, rezulton se kanë hyrë në Shqipëri 1.007.033 shtetas. Pra, këtë vit janë mbi 200 mijë më shumë shtetas të huaj.

Javët e fundit ka patur një debat mediatik dhe politik lidhur me numrin e turistëve në vend, ku herë pas herë nëpër video që shfaqeshin në rrjetet sociale apo në kronika televizive, shfaqeshin çadra bosh në bregdet.

Për shkak të këtij debati, Gogo.al ia kishte kërkuar këto të dhëna dy javë më parë Policisë së Shtetit, por nuk morëm një përgjigje nga ata. Ndërsa më pas iu drejtuam INSTAT-it, i cili na u përgjigj duke thënë se nuk i kishte ende këto të dhëna (lexo këtu).

Kështu pas shumë debatesh, më në fund marrim vesh shifrat zyrtare të paktën për muajin Qershor, mirëpo për muajin Korrikun do të duhet të presim deri në fund të Gushtit.

Por le të analizojmë pak shifrat e Qershorit, të cilat flasin për një rritje të numrit të turistëve në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndonëse numri i vizitorëve është më i lartë se vitin e kaluar për këtë periudhë, pas një analizimi të shifrave të secilit muaj, vihet re një ulje e trendit rritës.

Duket se ritmet e rritjes së hyrjeve të shtetasve të huaj në vend në muajin qershor janë ngadalësuar në krahasim me muajt e mëparshëm, ku ky trend ka qenë më i lartë.

Këtë e kemi ilustruar përmes një tabele të thjeshtë si më poshtë, bazuar me shifrat e marra nga INSTAT.

Natyrshëm lind pyetja. Këta shtetas të huaj që kanë ardhur në Shqipëri, për çfarë motivesh kanë ardhur?

Këtu thuhet se për pushime apo për vizita tek të afërmit, kanë ardhur 1.200.816 shtetas. Duke qenë se këto dy kategori nuk janë të ndara, nënkupton se këtu futen edhe turistët e huaj që vijnë për pushime në vendin tonë, por edhe emigrantë shqiptarë të cilët kanë pashaporta të vendeve të tjera dhe vijnë në Shqipëri qoftë për të kaluar pushimet dhe qoftë për të takuar të afërmit e tyre.

LËR NJË KOMENT

Justina Shiroka Pula është zyrtarisht Presidente e Republikës së Kosovës. Ajo u votua gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, pak minuta para skadimit të afatit përfundimtar për zgjedhjen e presidentit....
/ Oct 7
Nga Xhensil Shkëmbi Kjo është Maricarmen Abascal, 87 vjeç. Gruaja që në Spanjë u kthye në simbol të një revolte që nisi nga një apartament i thjeshtë në Madrid. Maricarmen...
/ Oct 8
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Presidenti Donald Trump tha se do të shkarkonte dy këshilltarë të lartë zgjedhorë nëse angazhimi i tyre për fushatën e Mirolad Dodik në Republikën Srpska do të paraqiste konflikt interesi...
/ Oct 7