Nga Indrit Vokshi

Arrestohet deputeti Jurgis Çyrbja? Bandat në politikë kanë qenë dhe janë problem (nuk dihet nëse ky ishte vetë apo thjesht mik). Partitë i fusin ata në listat për deputet, jo për t’i lënë tek biblioteka e parlamentit, as si kontribues në komisionet e ekonomisë, sigurisë, medias, ligjeve etj. Atëherë për çfarë iu duhen? Blerje vote, moslejim i kandidatëve normalë për të bërë fushatë. Kandidati normal duhet të marrë bandë me qera për t’u mbrojtur e për të bërë fushatë. Kështu zgjedhjet, nga proces i verifikimit të legjitimitetit popullor të palëve, kthehen në rivalitet grupesh kriminale. E humbin qëllimin.

Opozita bëri gabim strategjik. Në kushtet kur Edi Rama e kaloi ketë skemë në nivel industrial, e ktheu në sistem të legalizuar, opozita, fuqisë së brendshme bandite të Ramës, duhet t’i kundërvinte “fuqinë e jashtme të prokurorisë ndërkombëtare”, bashkangjitur me reformimin e saj, duke u bërë e pëlqyeshme e duke marrë më shumë vota. Nuk duhej opozita të përplasej kurrë me SHBA-të. S’ka asnjë leverdi.

Opozitarët besuan mitin se po u bashkuan Sali Berisha e Ilir Meta bashkë, po dolën këta në fushë, këta janë “gjigandë” dhe e mundin Ramën. Vitet 2021 e 2023, janë leksion se jo, nuk kanë këta kapacitet për ta mundur në rrafsh privat, pasi Rama ka avantazhin që komandon SHISH-in, Policinë, administratën – ka një lojtar më shumë në “luftën e bandave”, shtetin.

Problemi vazhdon i njëjtë. Opozitarët s’po e kuptojnë se kur ke përballë Ramën, PS-në, policinë, administratën, krimin e organizuar, nuk mund t’ja shtosh vetes edhe një armik, amerikanët. Ky është budallik strategjik. Amerika nuk është armik i lehtë prandaj nuk duhet konfrontim me interesat amerikane. Armiqtë duhen pakësuar, jo shtuar. Kjo është çështje taktike dhe strategjike, nuk është as emocionale, as ideologjike, as sovranizmi, as dinjiteti njerëzor apo lloj-lloj fraze komediane për të justifikuar ngujimin.

Sot SPAK-u e ka arrestuar deputetin edhe për krim elektoral. Një opozitë normale do të duhej të ishte në krahun e SPAK-ut dhe SHBA-të në funksion të çmontimit të sistemit të Ramës. Jo të futej në rresht me armiqtë e prokurorisë. Edi Rama po përfiton nga ky rreshtim i keq i opozitës, po e pozicionon veten si mbrojtës i Reformës në Drejtësi, si politikan që edhe i fut bandat në politikë por edhe pranon t’ia heqin. Rast i artë i humbur nga opozita.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11