Një incident ka ndodhur në natën finale të Eurovisionit. Gazetari Albert Limani po festonte me flamujt e Shqipërisë e Kosovës, ndërsa një grua serbe ka tentuar t’ia largojë flamurin e Kosovës. “Ky flamur nuk lejohet këtu!”, mësohet t’i ketë thënë ajo.

Ai shkruan se gruaja tentoi të prekte flamurin që ai mnate në dorë. Limani nuk e ka lejuar dhe ajo është larguar menjëherë. Në postimin e bërë në rrjet sociale ai shkruan se do e mbrojë flamurin me çdo kusht.“Derisa po festonim bashkë me kolegë të tjerë paraqitjen e Shqipërisë në Eurovision, në Qendrën e Mediave në Vjenë, një grua nga delegacioni i Serbisë erdhi dhe tentoi të na e heqë flamurin e Kosovës, duke na thënë se “ky flamur nuk lejohet këtu”. Sigurisht, ajo tentoi ta prekë, por nuk e lejova dhe u kthye mbrapsht. Flamuri i Kosovës do të valojë dhe do të lejohet gjithkund, ndërsa ne do ta mbrojmë me çdo kusht”, –shkruan Limani.

Festivali i Eurovisionit është fituar nga Bullgaria. Këngëtarja Dara mori trofeun me këngën “Banagaranga”. Ajo siguroi 516 pikë. Në ventin e dytë u rendit Izraeli u rendit me 343 pikë. Shqipëria siguroi vendit 13-të me 145 pikë. Kënga ‘Nan” e Alis mori 85 pikë nga publiku. Kënga jonë u mbështet më shumë nga Portugalia dhe Mali i Zi. Vendi që na dha vetëm 1 pikë, ishte Greqia.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10