Spektakli i humorit “Portokalli” ka nisur sezonin me një skeç ku talleshin qytetarët në protestë. Prej më shumë se 128 ditësh ata ngrenë zërin në bulevard kundër qeverisë. Një pjesë e tyre janë ngjitur në podium duke treguar vështirësitë e jetës me fëmijë në emigrim, vuajtjet nga sëmundje të rënda apo edhe kushte tejet të vështira. Humori me ata që marshojnë çdo natë në shenjë proteste duke kërkuar Shqipërinë e Re, nuk është mirëpritur.

Duke imituar deputeten Marjan Koçeku një nga aktoret hedh batutën: “Sot e hanë flamingot, nesër dhitë e mia”. Lumi i komenteve nuk e ka lënë të kalojë pa u ndierë skenari i spektaklit. Nuk kanë munguar as akuzat ndaj aktorëve apo skenaristëve duke e cilësuar si të pavend dhe fyes trajtimin që i është bërë protestës. “Shuuumë shpejt ka për të ardhur ajo ditë. T’ju vijë turp nga vetja kur t’i shikoni videot e juaja. Rrofshin qëndrestarët më të bukur në të gjithë botën”, shkruan një komentues, ndërsa një tjetër shkruan: “Do shikojmë kush do qeshë, me kë”, apo “Servila e ordinera” duke mos e pranuar parodizimin e lëvizjës që po qëndron prej muajsh kundër kryeministrit Edi Rama. “Populli duhet të bëhet më i fortë se kurrë janë të gjithë pjesë llumit”, godet një komentues i cili merr shkas nga një tjetër që shkruan: “Për kaq e kaq vite keni ngrënë bukë nga ky popull. Nga njerëzit që ju kanë ndjekur, ju kanë suportuar, ju kanë duartrokitur dhe ju kanë dhënë mundësinë të jeni aty ku jeni sot. Dhe kjo është mënyra si ia shpërbleni?”

Pas komenteve, aktori Irgen Çela ka bërë një reagim duke u shfajësuar. “Po e bëj këtë video sepse pas puntatës së mbrëmshme të ‘Portokallisë’ kam parë që shumë njerëz janë ndier të ofenduar nga një numër proteste që është bërë në ‘Portokalli’ dhe e ndiej si obligim moral, duke qenë se unë vetë kam marrë pjesë në protestë dhe e mbështes protestën, që t’jua bëj këtë sqarim juve”, shprehet aktori. Menjehërë i është përgjigjur ish-kolegu i tij i “Portokallisë”, aktori Florian Binaj duke i shkruar:“Do duhej të ishte ashtu siç the vëllai im, por ishte tërësisht e kundërta. Ndjeva shumë keqardhje”.

LËR NJË KOMENT

Esmeralda Hasani është emëruar në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e saj, pas shkarkimit nga detyra të Vlora Hysenit. Para...
/ Nov 12
Nga Elvana Tivari Po i marr me radhë, me Pishë Poro-Nartën si shembull, sepse aty shihet më mirë se çfarë mbron ky ligj. ① Arsyeja e parë e KM-së: projektligjet...
/ Nov 18
Cilët janë të rinjtë tanë ekselentë? Nëpër çfarë rrugësh të vështira kalojnë ata sot dhe për çfarë kanë nevojë? A i njohim realisht të rinjtë tanë dhe shpirtin e tyre...
/ Nov 16
  Shqipëria do pajiset me sistemet raketore. Departamenti Amerikan i shtetit konfirmon miratimin e shitjes e cila arrin vlerën e 210 milionë dollarëve. Vendi ynë ka kërkuar të blejë 2...
/ Nov 18