
Ilir Meta ndodhet në qelitë e paraburgimit të burgut 313 në Tiranë që prej datës 21 Tetor teksa po përballet me 3 akuza: korrupsion, mosdeklarim të pasurisë dhe pastrim i produkteve të veprës penale. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Meta i mohon akuzat dhe e konsideron hetimin ndaj tij si të motivuar politikisht për të sulmuar opozitën në Shqipëri. Ish-Presidenti denoncon edhe mënyrën e arrestimit të tij, ndërsa tregon momentin e prangosjes nga njerëz me maska dhe pa asnjë shkresë zyrtare.
Për të treguar se si ndjehet në burg, Ilir Meta risjell një bisedë të ish-Presidentit të Çekosllovakisë, Vacllav Havelit, në Pallatin Mbretëror të Mbretëreshës Elizabet, i cili iu përgjigj asaj se, “edhe sikur të më vënë prangat, përsëri sapo të dal nga pallati juaj, nuk më bën më përshtypje”.
Ilir Meta thotë se nuk ndjehet i burgosur, por i izoluar në mënyrë ekstreme dhe të paligjshme vetëm për arsye shumë të forta politike. Sipas ish-Presidentit, burgosja e tij u bë që të dobësojnë reagimin opozitar. Meta flet për një tjetër shkelje, pasi siç shprehet ai, pas prangosjes, nuk e lejuan që të kontaktonte me avokatin dhe nuk e njohën me të drejtat sipas ligjit.
Ilir Meta flet nga qelia: I kisha mundësitë dhe ofertat për t’u larguar nga vendi, por s’e bëra “Nuk ndjehem i…
Posted by Gogo.al on E hënë, 4 nëntor 2024
Z.Meta, u bënë gati dy javë nga arrestimi juaj në burg. Si ndiheni? E prisnit prangosjen?
Ka një moment interesant kur Mbretëresha e Britanisë së Madhe priti Vaclav Havelin si President i parë demokratik i Çekosllovakisë. Ajo e pyet se si ndihej që ndodhej në Pallatin Mbretëror të Madhërisë së Saj, kur vetëm disa kohë më parë kishte qenë në burgjet e regjimit komunist. “Madhëria Juaj – i thotë Haveli – edhe sikur të më vënë prangat përsëri sapo të dal nga pallati juaj, nuk më bën më përshtypje”.
Kështu që për shkak të eksperiencave të ndryshme dhe shumë të vështira në këto 34 vite, që nga dhjetori ‘90 e deri tani, vështirë të tronditem nga diçka, aq më tepër që prej vitesh unë e kam faktuar se në vend ka ndodhur një grusht shteti përmes shndërrimit të Reformës në Drejtësi në Ramaformë dhe sot këtu nuk sundon ligji dhe shteti i së drejtës, por një juntë policore, gjyqësore e bandash.
Për të lexuar më shumë, klikoni “KËTU”.


