Nga Gjergj Erebara

Gabimi më i madh që bën Rama është që i mbush mendjen vetes se ka 800 mijë vota. Ai në fakt ka klientë dhe viktima. Klientë, ata që japin dhe blejnë vota në shkëmbim të një hiseje nga plaçkitja e pronës së përbashkët dhe viktima, njerëz të shantazhuar për vendin e punës, të vetin apo të ndonjë familjari. Hera e fundit kur Edi Rama ka fituar zgjedhje me platformë politike, pra me premtim apo BESË, ka qenë viti 2013. Shumica ishin premtime të palogjikshme, përfshirë kontradikta të llojit: taksa të ulëta për të gjithë dhe pensione të larta për të gjithë, por gjithsesi ishin premtime.

Më 2017 e sorollati debatin rreth tepsisë dhe kazanit, ndërsa krimi i organizuar bënte punët e pista në Durrës, Shkodër, Lezhë, Tiranë, Dibër, Elbasan e gjetkë. Më 2021 e më 2025 zgjedhjet u kthyen në një sistem të klientelizmit masiv, në të cilin, asnjë premtim nuk u dha dhe askush nuk votoi për bindje. Më 2021 pretendoi se fushata ishte “garë personalitetesh” dhe jo idesh, ndërsa më 2025 dëgjuam për bufin por asgjë të ngjashme, as më së largu, me një diskutim të karakterit politik. Sot ai nuk ka premtime për të dhënë sepse nuk ka pasur kurrë premtime për të dhënë kështu që, i përballur me realitetin, gënjen veten duke konsideruar votat e blera dhe të marra me dhunë, si mbështetje. Shihemi në shesh!

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 11
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11