
I larguar nga politika prej 9 vitesh, Namik Dokle tashmë i është përkushtuar letërsisë, teksa ka publikuar së fundmi romanin e tij “Asnjë trokitje në qiell”.
Në “Gogo.al” Dokle na nxit të reflektojmë mbi çështje si indiferenca, braktisja, apo cilësi që i kemi humbur si besa, mikëpritja e dashamirësia duke u bërë “shumë metropolitanë”.
A kemi një Shqipëri më të mirë nga ç’e la Ramiz Alia? Cili ka qenë një nga momentet më të vështira që i është dashur të menaxhojë në politikë? A do kishte bërë diçka ndryshe në politikë tani që ka reflektuar e ka distancë prej saj apo ku po shkon e majta?
Këto janë disa nga shtyllat e bisedës me shkrimtarin Dokle.
Ndiqni podkastin e plotë në kanalin tonë në “Youtube” dhe regjistrohuni që bisedat tona të plota t’ju dalin menjëherë!


