Këtë të hënë grupi parlamentar i Partisë Demokratike u dërgoi një shkresë të gjithë bordeve të donatorëve të cilët bëjnë raportet e monitorimit për Shqipërinë, me autore Linda Ramën duke i kërkuar eliminimin të çdo lloj influence si autore apo nëpërmjet qendrave të krijuara prej saj ose me të ardhmen në projekte që lidhen me Shqipërinë.

Në letrën drejtuar organizatave si: UNDP, ILO, UNICEF, USAID e të tjera, vihet në dukje se sipas PD-së, Linda Rama bazuar në të gjithë ligjet shqiptare dhe ndërkombëtare është gjendur përballë konfliktit të interesit sa herë që është kontraktuar nga ana e donatërve per të kryer matje , analiza apo vlerësime ekonomike apo sociale për Shqipërinë, kjo pasi përsa kohë që bashkëshorti i saj është Kryeministri i vendit.

Deputetët kanë sulmuar Linda Ramën dhe për faktin se ajo ka ndërhyrë në kredibilitetin dhe paanshmërinë e produkteve të sponsorizuara nga institucionet duke i dëmtuar ato, kjo për shkak të interesit të drejtpërdrejtë që ajo ka.

Pjesë nga letra

Të nderuar

 Linda Rama sipas gjithë ligjeve shqiptare dhe ndërkombëtare, është gjendur përballë konfliktit të interesit sa herë që është kontraktuar nga ana juaj për të kryer matje, analiza apo vlerësime ekonomike apo sociale për Shqipërinë përsa kohë që bashkëshorti i saj është Kryeministri i vendit.

Por duke u përgatitur direkt nga shtëpia kryeministrore kjo vë në rrezik gjithë besueshmërinë e raportimeve tuaja, duke dobësuar kështu besimin e publikut se ju jeni partnerë të barazlarguar nga palët politike. Në këto kushte ne shprehim shqetësimin që të dhënat tuaja të deritanishme janë të kontaminuara nga njëanësia e autores znj.Linda Rama dhe kërkojmë eliminimin e çdo lloj influence si autore apo nëpërmjet qendrave të krijuara prej saj ose me të ardhmen në projekte që lidhen me Shqipërinë.

Ju falënderojmë

Deputetet e Grupit Parlamentar të PDSH

Por pas kësaj, personazhe të ndryshme kanë dal në mbështetje të Linda Ramës.

Gazetarja Eni Vasili në një postim në profilin e saj, shkruan se Linda punon prej 12 vjetësh në këtë profil dhe të kujtohesh pas gjithë këtyre vitëve, sipas Vasilit tregon paaftësi për të evidentuar problemin në kohë. Gjithashtu ajo shton se Linda ka punuar para dhe pas martesës si dhe tashmë organizatat janë në dijeni për statusin që ajo mban. Ndër të tjera ajo thotë se nuk ka patur nevojë për tekstet e “deformuara” të Linda Ramës në shërbim të qeverisë, duke qenë se të gjitha raportet nga viti në vit e kategorizojnë Shqipërinë gjithmonë e më keq në sektorë të ndryshëm, nga korrupsioni dhe deri tek varfëria.

Përse me Lindën… Me Linda Ramën me bashkon një njohje e vjetër, përpara se ajo të behej gruaja e kryetarit të…

Posted by Eni Vasili – Open on E hënë, 4 nëntor 2024

Edhe Mirela Arqimandriti, drejtoreshë e qendrës Aleanca Gjinore për zhvillim, ka komentuar mbi këtë situatë. Në profilin e saj ajo shkruan se shkresa e dërguar ndaj donatorëve është e paqartë, pasi nuk ofron asnjë shembull konkret ku Linda Rama ka keqpërdorur të dhëna apo ekspertizë në projekte të caktuara, si dhe shton se është thellësisht e padrejtë që një profesionist të vihet në pikëpyetje, vetëm për shkak të marrëdhënieve të tij familjare sepse sipas saj, kjo shkel parimet e barazisë dhe mundësive të barabarta për çdo qytetar. Sipas Arqimandritit kur individë si zonja Rama angazhohen në projekte publike, duhet t’i vlerësojmë për kontributin e tyre profesional dhe të mos gjykojmë bazuar në marrëdhëniet e tyre personale.

Do të dëshiroja që Linda Rama të ofronte më shumë nga ekspertiza e saj në fushën social – ekonomike te vendit. Letra e…

Posted by Mirela Arqimandriti on E hënë, 4 nëntor 2024

LËR NJË KOMENT

Avokate me profesion, 50-vjeçarja Fatima Zahra El Mansouri ka qenë për disa vite kryetare e bashkisë së Marrakeshit. Fatima Zahra El Mansouri është emëruar kryeministrja e parë grua e Marokut, pasi...
/ Sep 30
Nga Auron Tare Shiu i vjeshtës kishte filluar ndërsa unë isha në studiot e një televizioni që më kishte ftuar atë natë. Pas bisedës po prisja te kafja e televizionit...
/ Oct 3
Çfarë është Shqipëria e këtyre 35 viteve? Fatos Lubonja, një nga intelektualët e paktë që i ka mbetur Shqipërisë, për koherencën, qëndrueshmërinë e ideve të tij ndër vite dhe guximin...
/ Jul 29
Kuvendi i Kosovës miratoi me 91 vota pro projektligjin për Dhomat e Specializuara. Ndryshimet e propozuara lidhen edhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Nisma e PDK-së kishte...
/ Oct 5