Paolo Zampolli, Përfaqësues Special i Qeverisë dhe Presidentit Amerikan mbi Partneritetet Globale ishte sot në Tiranë. Ai tha Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi është në dorën e popullit. Sipas tij: “Nëse populli e do këtë, është gjë e mirë, por populli duhet të flasë,” tha ai, duke e rihapur debatin e krijuar. Ai nënvizoi se Presidenti Trump dhe Sekretari i Shtetit Rubio besojnë fuqishëm te dialogu ndërfetar dhe mbështetja për të gjitha shtëpitë e besimit. 

Po kush është i besuari i Trumpit, Paolo Zampolli

Kur në Shqipëri ende është i nxehtë diskutimi për shtetin Sovran të Urdhrit Bektashi, në Tiranë shfaqet Paolo Zampolli. Ai vjen nga bota e biznesit, tregu I modelingut, pasurive të paluajtshme dhe si një miqësi që shkon përtej profesionit me presidentin amerikan Donald Trump.

Miqësia e Zampollit me Trumpin është e hershme. Ai është personi që ka prezantuar presidentin amerikan me Melania Trump, ku ajo më pas do bëhej edhe Zonja e Parë e SHBA-ve. Melania atë kohë, zonjusha sllovene Knauss ishte ndër modelet që kishte ambicie mbi pasarelat e modës. Sipas “Cinquantamila” takimi u zhvillua në një festë gjatë Javës së Modës në Neë York, në fund të viteve ’90. Zampolli në vitin 1994, ndërsa organizonte konkursin Look of the Year në Ibiza, takoi John Casablancas, themeluesin e Elite Model Management. Casablanca e inkurajoi të zhvendosej në Neë York ku edhe themeloi ID Models.

Agjencia e re u kthye në një mundësi të mirë për të hyrë në rrethet e biznesit, politikës e artit, mes miliarderëve e njerëzve me influencë. Trump i dha një shtysë që pas industrisë së modës, t’i përkushtohej pasurive te paluajtshme. Zampolli punoi disa kohë si drejtues i zhvillimit ndërkombëtar në Trump Organization, përpara se të vazhdonte aktivitetin e tij në tregun e pasurive të paluajtshme. Kjo I dha atij mundësinë që të projektonte edhe profilin e tij në diplomaci. Ai I pozicionua në disa misione diplomatike pranë Kombeve të Bashkuara. U bë përfaqësues i Commonwealth of Dominica. Iniciativat e tij u zhvendosën në mbrojtjen e oqeaneve.

Në vitin 2021, administrata e Joe Biden e emëroi në President’s Council on Sports, Fitness & Nutrition. Ajo që mediat komentojnë është aftësia e toj për të ruajtur një pozicion politik përtej ndarjeve partiake në Ëashington. Rikthimi i Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë e gjeti sërish në poste drejtuese. Trumpi e emëroi si të katërtin të Dërguar të Posaçëm Presidencial për Partneritetet Globale në mars 2025

Zampolli sipas “The Times” është përmendur edhe në dosjen “Epshtein”. Emri i tij lakohet nga “Malay mail” pas lidhjeve përmes agjencisë “ID models”.

Paolo Zampolli ka lindur në Milano në vitin 1970. Babai i tij, Giovanni, kishte themeluar Harbert, një kompani që shpërndante produktet e Hasbro-s në Itali, përfshirë markat e lidhura me Star Ëars dhe Marvel. Jeta e tij mori kthesë pas vdekjes së të atit në një aksident. Ai la studimet dhe më pas biznesin familjar dhe, në mesin e viteve ’90, hyri në industrinë ndërkombëtare të modës.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 11
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11