Protesta e ditës së sotme e cila ishte paralajmëruar disa ditë më parë, nisi në orën 18:00 dhe zgjati për rreth 3 orë. Në këtë protestë nuk kanë munguar përplasjet midis protestuesve dhe efektivëve të Policisë, ndryshe nga herët e tjera, kërkesës për një qeveri teknike është shtuar dhe dënimi i deputetit Ervin Salianji, veprim të cilin opozita e cilësoi atë si hakmarrje politike.

Protestuesit e parë, ishin fillimisht një grup studentësh të cilët u bashkuan protestës së opozitës përpara Kryeministrisë, me kauzën e tyre “Pakti për vdekjen e universitetit”, ndërsa qytetarë të tjerë u mblodhën para selisë së PD-së dhe në bulevardin Dëshmorët e Kombit, duke nisur marshimin e tyre drejt Kryeministrisë, Bashkisë, Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Infrastrukturës dhe Energjisë, duke përfunduar më pas në drejtim të Parlamentit.

Nën drejtimin e protestës ishin deputetët e opozitës, si Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Luciano Boçi e të tjerë, ku nuk munguan as Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta. Gjithashtu i pyetur nga gazetarët, Meta tha se do të vijohet deri në arritjen e objektivave. “Pritshmëritë duken, bulevardi është plot, njerëzit janë të revoltuar. Reagimi i tyre është i qartë dhe të vijojë deri në arritjen e objektivave të kësaj proteste. Objektivat përfshijnë përmbysjen e narkoshtetit dhe zgjimi i njerëzve për të rivendosur drejtësinë sidomos pas dënimit politik të deputetit Ervin Salianji”, deklaroi Meta. Pjesë e protestës ishte dhe Shkëlzen Berisha, teksa shfaqet i rrethuar nga disa badigardë.

Përplasje mes protestuesve dhe policisë

Rreth 1500 efektivë ishin vënë në gadishmëri për të siguruar mbarëvatjen e protestës së sotme dhe për të garantuar sigurinë, në dispozicion ishin vendosur gjithashtu autobote me ujë dhe makina të ambulancës. Përplasja ka nisur fillmisht me djegien e disa gomave përpara godinës së Presidencës dhe me hedhjen e molotovëve pranë selisë së Partisë Socialiste si dhe dy ministrive. Gjatë marshimit drejt Bashkisë, janë dëmtuar koshat e mbeturinave, stacionet e autobusave dhe mburojet rrethueseve të godinave institutcionale.

Pati momente pranë godinës së Bashkisë ku protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të policisë, duke i rrezikuar ata, ndërsa efektivët ju janë përgjigjur me gaz lotësjellës për ti larguar, por kjo bëri që përveç protestuesve, të lëndohen dhe kolegët e tyre nga shpërndarja e tymit. Më vonë Policia njoftoi se janë raportuar disa persona të lënduar dhe rreth 10 efeketivë.

Çfarë shkruajnë mediat ndërkombëtare për protestën

Protesta e sotme është pasqyuruar dhe nga mediat e ndryshme ndërkombëtare, Associated Press e ka cilësuar si një protestë ndërkombëtare, ku kërkohet që qeveria të zëvendësohet nga një kabinet teknik përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm.

Ndërsa rrjeti i madh televiziv amerikan, ABC News shkruan se opozitës shqiptare i duhet qeveri teknike para zgjedhjeve. Ndër të tjera ka shkruar dhe media U.S.News, teksa cilëson se opozita akuzon prej kohësh socialistët e kryeministrit Edi Rama për korrupsion, manipulim të votimeve të mëparshme si dhe marrjen e pushteteve të gjyqësorit dhe të tjerëve. Gjithashtu dhe gazeta amerikane “The Washington Post” i ka dedikuar protestës një artikull ku ka pasqyruar gjithë ecurinë si dhe zhvillimet e fundit politike që sollën opozitën në këtë këtë qëndrim.

Mbyllja e protestës

Protesta përfundoi duke u kthyer sërish në drejtim të selisë së PD-së nga ku dhe nisi. Në përfundim Flamur Noka, në deklaratën për mediat tha se kjo ishte dita e parë që mosbindja civile zbriti në rrugët e Tiranës. “Beteja me qytetarët nuk fitohet me gaz as me dhunë. Ne do të vazhdojmë mosbindjen civile, narkosi duhet të largohet dhe ti hapë rrugën një qeverie teknike që ti afrojë vendit një qeveri teknike. Ne do të jemi në mosbindje civile”, përfundoi Noka. Ndërsa ish-kryeministri Berisha, ka reaguar nëpërmjet profilit të tij teksa ndiqte live protestën, “Beteja e mosbindjes civile kundër narko-diktaturës vazhdon!”- shkruan Berisha.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11