
Defiçiti tregtar tregon se në grupin e ushqimeve ka pësuar përkeqësim të fortë teksa eksportet në vlerë kanë shënuar ulje të larta dhe importet po rriten shpejt. Të dhënat me tregtinë nga jashtë tregojnë se sektori bujqësor po ndeshet me vështirësi për të plotësuar kërkesën e brendshme dhe të jashtme. Të dhënat zyrtare nga tregtia e jashtme referojnë se eksporti i ushqimeve dhe pijeve alkoolike në vlerë shënoi rënie me 8.8% në janar -gusht 2024 dhe në të njëjtën periudhe importet u rritën me 9.1%.
Në artikullin nga “Monitor.al” thuhet se për 8 mujorin e këtij viti ekonomia humbi rreth 33 milionë euro të ardhura nga eksporti i ushqimeve dhe pijeve në raport me një vit më parë dhe gjithashtu ekonomia shqiptare nxori jashtë vendim më 1.4 miliardë euro për importin e ushqimeve 91 milionë më shumë se në 8 mujorin e vitit të kaluar.

Për të lexuar më shumë klikoni “KËTU”


