
Nga Indrit Vokshi
Të gjithë këta qyqet që po na thonë se nuk u dënua UÇK por individët, nuk dinë hiç asgjë.
Janë të paditur, hiq ata që paguhen nga shoqata me financim të huaj e që kanë qenë pjesë e formimit të dosjes këtu e 15 vjet; sepse këta e dinë por gënjejnë.
Hashim Thaçi u dënua sipas përcaktimit të nenit 8 të Statutit të Romës për; arrestim të 385 njerëzve, trajtim mizor të 49 njerëzve, torturë 303 njerëzve, vrasje të 96 njerëzve. Nuk u dënua me prova konkrete për ngjarje konkrete dhe për lidhje të drejtpërdrejtë të provuar. U dënua me fabul; meqenëse ju keni qenë grupi komandues, ju patjetër që jeni përgjegjës. Edhe pse nuk mundemi tiu lidhim me ngjarje konkrete, si grup komandues i UÇK, ju jeni përgjegjës për krime lufte. Dhe krimet e luftës, kryhen në kuadër të luftës. Nuk u dënuan pra për krime individuale për arsye individuale. U dënuan për qenie pjesë e “grupit komandues” të UÇK.
Skilet e propagandës na thonë se UÇK-ja doli e pastër, pasi ra akuza për krime kundër njerëzimit. Ra ajo por mbeti akuza për krime lufte. Genocidi, krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit, janë vepra të ndryshme. Akuza për krime lufte nga UÇK-ja nuk ra.
Radovan Karaxhiqi e Ratko Mlladiqi janë dënuar për një gamë më të gjerë veprash, mirëpo në shumë veprat për të cilat janë akuzuar ata, gjenden edhe veprat për të cilat u dënuan krerët e UÇK-së. Kjo është e vërteta e hidhur.
Apo edhe Mlladiqi e Karaxhiqi u dënuan për vepra individuale ndërsa strukturat e tyre janë të pastra?


