Shqipëria dhe BE janë në faze tjetër të afrimit në politikat e bashkëpunimit. Në Bruksel është hapur kapitulli i fundit i cili i jep përparësi bujqësisë dhe zhvillimi rural, sigurisë ushqimore dhe veterinarisë, peshkimit, politikave rajonale dhe koordinimit të instrumenteve strukturore, si dhe dispozitat financiare dhe buxhetore. Pas takimit me përfaqësues të lartë në BE-së, Rama tha se: “Një vit më parë dukej si një ëndërr e largët, sot është kthyer në realitet dhe në një plan konkret pune.” Gjatë konferencën e përbashkët me ministren e Jashtme të Danimarkës dhe komisioneren e BE-së, Marta Kos, Ram tha se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të procesit të integrimit dhe se vendi është gati të japë rezultate të prekshme. Në draft-raportin e ri të BE-së për Strategjinë e Zgjerimit raportuar nga Petras Auštrevičius janë qartësuar objektivat kryesore si kushte për të qenë pjesëe vendeve të unionin. Duke theksuar se lufta e agresionit e Rusisë kundër Ukrainës dhe ndryshimet e mëdha gjeopolitike në vazhdim kanë nxitur një dinamizëm të ri në procesin e zgjerimit, tashmë janë bërë 10 vende që kanë nisur rrugën drejt BE-së, përfshirë së fundmi Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Moldavinë. Raporti vlerëson përshtatshmërinë dhe rëndësinë e pozicionit politik aktual të BE-së për zgjerimin dhe metodologjinë e zbatuar nga Komisioni, në bazë të një analize për progresin për të nxitur reforma të pakthyeshme. Në raport shkruhet se: “Analiza e ecurissë mbështetet në punën e mëparshme të AFET-it mbi këtë temë, përfshirë raportet vjetore të zgjerimit për vendet kandidate dhe rekomandimet përkatëse.”

Sa i përket dimensionit gjeostrategjik të zgjerimit, theksohet se e e ardhmja e Ballkanit Perëndimor, Ukrainës dhe Moldavisë është brenda BE-së, duke përcsaktuar se kërkohet një vizion afatgjatë politik demokratik dhe vendime të guximshme. Pika e tretë thekson se: “Anëtarësimi është një instrument kyç për promovimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave themelore, si edhe një ankorë thelbësore për pajtimin dhe stabilitetin rajonal, rritjen e qëndrueshmërisë dhe mbrojtjen e vendeve kandidate nga ndërhyrjet e huaja keqdashëse; vlerëson se ruajtja dhe forcimi i politikës së zgjerimit është i domosdoshëm për ndikimin e BE-së në rajon dhe më gjerë, sidomos në një periudhë paqëndrueshmërie të lartë gjeopolitike”.

Raporti rikujton kushtet bazë të integrimit duke parashtruar se: “Sundimi i ligjit, reformat demokratike, liria e medias dhe respektimi i të drejtave themelore, përfshirë të drejtat e pakicave, duhet të mbeten në qendër të procesit të zgjerimit; pavarësia e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit dhe përfshirja dhe mbështetja e shoqërisë civile janë parakushte kyçe për progres në rrugën drejt anëtarësimit në BE, veçanërisht në një kohë kur tendencat autoritare janë në rritje.”

BE  ka garantuar mbështetje për vendet që tashmë kanë nisur rrugëtimin e hapjese se negociatave duke u futur në procese të thella zhvillimi në të gjitha fushave sipas standarteve që Evropa ka. Pika 14 garanton se: “Pranon rëndësinë e integrimit gradual në politikat e përbashkëta të BE-së, si tregu i vetëm, për vendet kandidate që bëjnë përparim të konsiderueshëm në reformat e lidhura me BE-në; thekson se ndërsa integrimi gradual mund të ndihmojë vendet kandidate të zbatojnë acquis-n e BE-së dhe të përgatiten më lehtë për anëtarësim, ai nuk mund të zëvendësojë anëtarësimin e plotë në BE. Shqipëria ka shënuar progres sipas komisioners Kos, e cila në konferencën e përbashkët me Ramën tha: “Jemi të përkushtuar ta sjellim Shqipërinë në BE. Suksesi është i Shqipërisë, rezultat i punës së autoriteteve për zbatimin e reformave të rëndësishme”.

LËR NJË KOMENT

Avokate me profesion, 50-vjeçarja Fatima Zahra El Mansouri ka qenë për disa vite kryetare e bashkisë së Marrakeshit. Fatima Zahra El Mansouri është emëruar kryeministrja e parë grua e Marokut, pasi...
/ Sep 30
Nga Auron Tare Shiu i vjeshtës kishte filluar ndërsa unë isha në studiot e një televizioni që më kishte ftuar atë natë. Pas bisedës po prisja te kafja e televizionit...
/ Oct 3
Çfarë është Shqipëria e këtyre 35 viteve? Fatos Lubonja, një nga intelektualët e paktë që i ka mbetur Shqipërisë, për koherencën, qëndrueshmërinë e ideve të tij ndër vite dhe guximin...
/ Jul 29
Kuvendi i Kosovës miratoi me 91 vota pro projektligjin për Dhomat e Specializuara. Ndryshimet e propozuara lidhen edhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Nisma e PDK-së kishte...
/ Oct 5