Nga Klodian Tomorri

Kryeministri është në të drejtën e tij të distancohet nga Albanian Files, sa të dojë madje, por ka një problem të vogël. Në brendinë e librit ka projekte brenda zonave të mbrojtura, të cilat janë hartuar dy apo tre vjet përpara se të ndryshohej ligji për të lejuar ndërtimet në këto zona. Kjo e komplikon pak situatën sepse i vendos ndërtuesit që kanë porositur këto projekte tek arkitektët e huaj, vetëm para dy mundësive. Mundësia e parë është që ndërtuesit kanë qenë të gjithë të çmendur dhe kanë paguar arkitektët e huaj me miliona euro për të bërë projekte kot në zona, ku e dinin se nuk ndërtonin dot. Mundësia e dytë është që kanë patur garanci se ligji do të ndryshohej dhe në zonat e mbrojtura do të lejohej ndërtimi.

Kjo është pak problem tani se nxjerr mbi tryezë tezën e kapjes së shtetit. Garancinë se ligji për zonat e mbrojtura do të ndryshohej për të lejuar ndërtimin në to, në Shqipëri mund ta japë vetëm një njeri. I distancuari. Ligjbërja me porosi për grupe të ngushta interesi, dhe jo në interes të qytetarëve dhe kapja e shtetit janë forma më e rëndë e korrupsionit. Këtu është fusha e SPAK. Prokuroria e Posaçme pasi të sekuestroje librin e projekteve duhet të shohë të gjithë praktikën proceduriale se si u ndryshua ligji i Zonave të Mbrojtura. Deputetët nismëtarë për ndryshimin e ligjin duhen pyetur; ore si ju hipi në kokë juve, që të propozonit ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura. Nga se u nisët?

Fjala vjen, Fadil Nasufi, një nga nismëtarët kryesore të ligjit, është një ekspert shumë i madh për këto punët e zhvillimit të qëndrueshëm. Tani, Dilja thirret aty tek vendi dhe pyetet; Ore Fadil si të lindi ideja për të ndryshuar ligjin e zonave të mbrojtura ty? I merret dhe telefoni dhe shihet pak aty kush i tha Fadilit me shokë që të propozojnë ligjin. Kush ua çoi të shkruara amendamentet e ligjit, etj. Kaq kollaj bëhet kjo. Pastaj të distancohet kush të mundet.

Artikull i Mëparshëm

Paratë e pista

Artikulli Tjetër

Ëndrra e një nate vere

LËR NJË KOMENT

Ilse Aigner lindi më 7 dhjetor 1964 në Feldkirchen-Westerham. Në vitin 1981, përfundoi arsimin e mesëm të ulët (Mittlere Reife) në shkollën Wilhelm-Leibl-Realschule në Bad Aibling. Pas përfundimit të formimit...
/ Nov 9
Nga Isa Myzyraj Sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian u tregua qartë se përtej vullnetit politik në Tiranë e Bruksel rruga e Shqipërisë drejt BE-së është e vështirë....
/ Nov 10
Tashmë që nuk ka më diskutim që të gjithë po e përdorim Inteligjencën Artificiale, pyetja që lind është: a dimë realisht ta përdorim dhe si po e bëjmë? Inxhinieri i...
/ Oct 28
“Ka ardhur koha për luftë civile, të marrim gjithë armatimet e rënda kundër kësaj policie, granata gjithçka kemi, o burra.”Kjo deklaratë është transmetuar në një ekran televiziv shqiptar. Nuk është...
/ Nov 10