Günther Fehlinger-Jahn, kryetar i Komitetit Austriak për Zgjerimin e NATO-s dhe kandidat për president të Austrisë në vitin 2028, i ka propozuar kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen dhe të largohet përgjithmonë nga Shqipëria, duke u tërhequr në Vjenë. Në një reagim publik, Fehlinger-Jahn i ka bërë thirrje Austrisë t’i ofrojë Ramës një marrëveshje të negociuar për largimin nga politika, të ngjashme me ato që, sipas tij, u propozohen ndonjëherë udhëheqësve autoritarë për të lehtësuar një tranzicion paqësor. Propozimi i tij përfshin dorëheqjen e menjëhershme të Ramës nga posti i kryeministrit, largimin e përhershëm nga Shqipëria, qëndrimin në Vjenë në përputhje me ligjet austriake dhe tërheqjen përfundimtare nga politika, pa mundësi rikthimi apo ndërhyrjeje në jetën politike shqiptare.

Fehlinger-Jahn ka përmendur gjithashtu mundësinë e negocimit të mbrojtjes nga ndjekja penale dhe dënimi, brenda kufijve që lejon ligji, duke theksuar se kjo nuk duhet të përfshijë imunitet për vepra penale që nuk mund të mbulohen ligjërisht nga amnistia. Ai e ka cilësuar nismën si propozimin e tij politik, duke sqaruar se nuk bëhet fjalë për një marrëveshje ekzistuese dhe as për një garanci imuniteti. “Edi Rama, prano marrëveshjen e Vjenës! Jep dorëheqjen, tërhiqu dhe lëre Shqipërinë të ecë përpara”, është mesazhi i Fehlinger-Jahn në përfundim të reagimit të tij.

Ky shkrim është pronë intelektuale “Hashtag”

LËR NJË KOMENT

Esmeralda Hasani është emëruar në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e saj, pas shkarkimit nga detyra të Vlora Hysenit. Para...
/ Nov 12
Nga Elvana Tivari Po i marr me radhë, me Pishë Poro-Nartën si shembull, sepse aty shihet më mirë se çfarë mbron ky ligj. ① Arsyeja e parë e KM-së: projektligjet...
/ Nov 18
Cilët janë të rinjtë tanë ekselentë? Nëpër çfarë rrugësh të vështira kalojnë ata sot dhe për çfarë kanë nevojë? A i njohim realisht të rinjtë tanë dhe shpirtin e tyre...
/ Nov 16
Pas lajmeve për konfirmimin e një rasti me malarie në Shqipëri dhe dyshimeve për një pacient të dytë të prekur nga kjo sëmundje, Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar të...
/ Nov 18