Plarent Ndreca, avokati i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ka reaguar publikisht për takimin mes Ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu me “mikun” e tij Erion Veliaj në ambientet e IEVP Fier. Ndreca zbulon se Veliaj u takua me Gogun në zyrën e drejtorit të burgut të Fierit, takim që sipas tij zgjati rreth 90 minuta.

“Ministri i Drejtësisë Gogu ka qëndruar 1 orë e gjysmë me Veliajn. Takimi është bërë në zyrën e drejtorit të burgut të Fierit. Kjo nuk është një ngjarje me një shkrepje të rrufesë. Vjen si pasojë e një mesazhi nga ana e Veliajt për zgjedhjet në Beograd. Që prej atij çasti ka pasur një ndryshim të menjëhershëm të institucioneve shtetërore ndaj Veliajt”, u shpreh Ndreca.

Pas publikimit të rastit nga Hashtag.al, avokati konfirmoi lajmin, duke bërë të ditur se Rama i ka kërkuar Veliajt të mos takohej më me të. Pretendim që më pas u riktheksua me letrën e publikuar nga Veliaj. Megjithatë, gjatë intervistës së dhënë, Ndreca sqaron se për takimin Gogu-Veliaj, ka pasur edhe një telefonatë nga kyreministri Rama, ndërsa biseda sipas tij ishte tejet e tensionuar.

“Me kryeministrin kemi pasur komunikim shumë të tensionuar, edhe sot, me fyerje e sharje. Ai beson se unë jam nxitësi i reagimeve të kryebashkiakut Veliaj. Ai më akuzon se kam nxitur pavarësinë e Veliajt nga Rama. Çështja ndaj Veliajt nuk është më juridike, por është politike. Jam dëshmitar edhe i kërkesës ndaj Veliajt që të dorëzojë Bashkinë e Tiranës”, sqaroi Plarent Ndreca.

Avokati Plarent Ndreca shkoi të vizitonte klientin e tij Erion Veliaj një ditë pasi u takua me Ministrin e Drejtësisë Toni Gogu, por nuk u lejua nga autoritetet e burgut. Me arsyetimin se avokati ka të drejtë ta takojë në çdo orë dhe në çdo ditë klientin e tij, Ndreca tha të shtunën se do të bënte kallëzim penal ndaj zinxhirit komandues të IEVP Fier për “shpërdorim detyre”.

LËR NJË KOMENT

Esmeralda Hasani është emëruar në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e saj, pas shkarkimit nga detyra të Vlora Hysenit. Para...
/ Nov 12
Nga Elvana Tivari Po i marr me radhë, me Pishë Poro-Nartën si shembull, sepse aty shihet më mirë se çfarë mbron ky ligj. ① Arsyeja e parë e KM-së: projektligjet...
/ Nov 18
Cilët janë të rinjtë tanë ekselentë? Nëpër çfarë rrugësh të vështira kalojnë ata sot dhe për çfarë kanë nevojë? A i njohim realisht të rinjtë tanë dhe shpirtin e tyre...
/ Nov 16
  Shqipëria do pajiset me sistemet raketore. Departamenti Amerikan i shtetit konfirmon miratimin e shitjes e cila arrin vlerën e 210 milionë dollarëve. Vendi ynë ka kërkuar të blejë 2...
/ Nov 18