
Lindita Çela, gazetare me një përvojë mbi 20-vjeçare në Shqipëri, tani pjesë e OCCRP –së; Projekti për Raportimin mbi Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin tregon në GogoCast detaje nga puna e saj, duke folur mbi gazetarinë investiguese, duke komentuar sfidat që e ndjekin por po kështu duke dhënë edhe sugjerime praktike për gazetarët e rinj.
Cilat janë disa nga hulumtimet më të forta të Çelës?
1-Në vitin 2020, shkrimi për zbulimin e qendrës së call centër-it të zotëruar nga Amant Josifi, ish-ortaku i vëllait të kryeministrit Rama, vlerësohet si çmimi më i mirë investigativ në konferencën e Gazetarëve Investigativë për Evropën.
2-Fabrika e Mashtrimit, një cikël shkrimesh të publikuara në rrjetin investigativ OCCRP, ekspozuan punën e një një grupi mashtrues me bazë në Kiev që nëpërmjet linjave të call-centerit mashtronin të moshuarit në Evropë.
3-Në vitin 2017, Lindita Çela ishte pjesë e grupit të gazetarëve që u nderuan me çmimin “Global Shining Light” në Konferencën Globale të Gazetarisë Investigative 2017 në Johannesburg. Hetimi zbuloi një tubacion armësh midis Evropës Qendrore dhe Lindore dhe Lindjes së Mesme me vlerë 1.2 miliardë euro. Pas publikimit të historisë, Bashkimi Evropian njoftoi se do të monitoronte rrjedhën e armëve dhe disa vende rishikuan politikat e tyre.
Çela rrëfen në këtë bisedë se pse do t’i thoshte “JO” ftesës së kryeministrit në Podcastin që ky i fundit po realizon.