Fabian Zhilla, ekspert i sigurisë publike dhe pedagog i së drejtës së fundmi ka ndërmarrë një nismë në krijimin e një peticioni për të mbledhur firma me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të shoqërisë dhe tërheqjen e vëmendjes së autoriteteve shtetërorë për të marrë masat sipas ligjit për progamet televizive të formatit “reality show”.

“Dëmtojnë moralin publik, dhe veçanërisht zhvillimin fizik, mendor, dhe moral të të miturve.”, shkruan Zhilla në peticion.

Por ky peticion erdhi pas një artikulli të shkruar nga Zhilla, që sipas tij ishte censuruar nga “shtypi kryesor”, ndërsa vetë Zhilla e publikoi në profilin e tij në rrjetet sociale duke marrë dhe mbështetjen e shumë personazheve publikë.

Zhilla në një bisedë për “GogoCast” tregon se si lindi kjo nismë, idetë kryesore të shkrimit të tij “Pornografi artistike” duke u vënë përballë pyetjeve se ka zëra të tjerë që mendojnë ndryshe nga ai.

Valmora Gogo është gazetare dhe lektore e Komunikimit dhe e Gazetarisë. Prej 17 vitesh ajo kontribuon në hapësirën mediatike në Shqipëri, duke nisur që prej gazetës Shekulli e deri te mediet online si Newsbomb.al, Shuplaka.al dhe Hashtag.al. Gogo mban gradën “Doktor në Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” dhënë nga Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës. E fokusuar në kërkim dhe kryesisht në politikë, Gogo kujdeset në informimin e saktë të opinionit publik shqiptar.

Artikull i Mëparshëm

GogoCast – Robert Budina

Artikulli Tjetër

GogoCast -Lindita Çela

Leave a Reply

  • (not be published)