Gogo.al ka publikuar studimin e ri “Dezinformimi në hapësirën digjitale shqiptare – Një analizë e përditësuar e sfidave dhe e zgjidhjeve” me mbështetjen e vyer të Autoritetit të Mediave Audiovizive. Çfarë do të gjesh i dashur lexues në këtë studim të ri?

I dashur lexues,
 
Ne e dimë që ndonjëherë je në dilemë për vërtetësinë e asaj që lexon në hapësirën digjitale, ose që diskuton me miqtë për një lajm a një tjetër por po ashtu që mund edhe të kesh shpërndarë përmbajtje që më pas të kanë rezultuar të pavërteta.
 
Ky studim mund të të ndihmojë të mësosh të mbrohesh nga dezinformimi.
 
Së pari, ti këtu do të të gjesh se çfarë është dezinformimi, lajmet e rreme, keqinformimi, deepfake, botsat, Inteligjenca Artificiale, algoritmet etj. që i ke dëgjuar po mbase ke nevojë t’i rifreskosh se çfarë janë dhe se çfarë bëjnë saktësisht.
 
Së dyti, nga leximi i këtyre faqeve do arrish të kuptosh ciklet, burimet, shkaqet e dezinformimit dhe situatën në Shqipërinë tonë në raport me rajonin.
 
Së treti, do njohësh raste konkrete dezinformimi bashkë me analizën e detajuar të elementëve të tyre me qëllim që kur të ndeshësh raste të ngjashme ta kuptosh përnjëherë me çfarë ke të bësh.
 
Së katërti, do gjesh mendimin e ekspertëve që e kanë studiuar mirë çështjen e dezinformimit. Ata do të të hapin sytë duke të të thënë që dezinformimi nuk njeh kufij shtetesh.
 
Së pesti, do gjesh zgjidhjet dhe si të jesh më i angazhuar për ta njohur, për të mos e shpërndarë përmbajtjen e dyshimtë dhe për ta sinjalizuar kur të të jepet rasti.
 
Kështu, përdore këtë studim, të vlen në përditshmëri!
 
“Nëse diçka duket e dyshimtë në pamje të parë, atëherë diçka nuk shkon dhe kërkon verifikim. Lehtësisht e dallon një deepfake, pasi nuk publikohet nga vetë personazhi, por nga një llogari e hapur rishtazi.”, thotë Said Duleviçi, ekspert i teknologjisë. Ndërsa eksperti i sigurisë kibernetike Besmir Semanaj thotë se mbrojtja më e mirë është vigjilenca. “Çdo përdorues duhet të kontrollojë burimin e lajmit, të shohë nëse e kanë publikuar edhe media të tjera dhe të verifikojë datën. Shpesh informacionet e vjetra rikthehen si të reja. Për imazhet, mjeti “reverse image search” është shumë i dobishëm. Dhe një rregull i thjeshtë funksionon gjithmonë: nëse diçka tingëllon shumë e ekzagjeruar, ka shumë gjasa të mos jetë e vërtetë.”, këshillon Semanaj.
 
Çfarë të sugjeron një gazetare për t’u mbrojtur nga dezinformimi i dashur lexues? Jona Cenameri të këshillon të përdorësh logjikën kritike, të kontrollosh datën, burimin, referencat, të krahasosh disa burime me njëri-tjetrin, të shmangësh llogari anonime dhe jo vetëm të mos shpërndash informacion të dyshimtë por edhe ta raportosh te rrjetet sociale që kjo përmbajtje është problematike.
 
Lexim të këndshëm!

LËR NJË KOMENT

Avokate me profesion, 50-vjeçarja Fatima Zahra El Mansouri ka qenë për disa vite kryetare e bashkisë së Marrakeshit. Fatima Zahra El Mansouri është emëruar kryeministrja e parë grua e Marokut, pasi...
/ Sep 30
Nga Auron Tare Shiu i vjeshtës kishte filluar ndërsa unë isha në studiot e një televizioni që më kishte ftuar atë natë. Pas bisedës po prisja te kafja e televizionit...
/ Oct 3
Çfarë është Shqipëria e këtyre 35 viteve? Fatos Lubonja, një nga intelektualët e paktë që i ka mbetur Shqipërisë, për koherencën, qëndrueshmërinë e ideve të tij ndër vite dhe guximin...
/ Jul 29
Kuvendi i Kosovës miratoi me 91 vota pro projektligjin për Dhomat e Specializuara. Ndryshimet e propozuara lidhen edhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Nisma e PDK-së kishte...
/ Oct 5