Gjykata ka zbutur masat e sigurisë ndaj ish-kreut të ARRSH-së Gentian Gjyli dhe ish-administratorit të KESH-it, Erald Elezi. Pas vendimit të gjykatës, Gjyli dhe Elezi kanë marrë detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë shtetit. Mësohet se Gentian Gjyli, u shpall nën hetim nga SPAK-u nën akuzën për “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

Dosja lidhet me prokurimin e ndërtimit të tunelit të Llogarasë dhe kontrata arrinte vlerën e 170 milionë eurove pa TVSH. Elezi po hetohet nga SPAK në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në Autoritetin Rrugor Shqiptar, në dosjen ku e pandehur është ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku.

Lexo: https://gogo.al/gjykata-kushtetuese-zbardh-vendimin-per-ballukun/

Më herët SPAK ka dhënë pretencën. Për ish-drejtorin tjetër të ARRSH-së, Gentian Gjyli, SPAK kërkoi 1.6 vite burg për shkelje të barazisë në tendera në 2 episode, si dhe ndalim për ushtrimin e funksioneve publike për 5 vite. Edhe për ish-drejtorin e KESH-it, Erald Elezi, prokuroria kërkoi 1.6 vite burg, për shkelje të barazisë në tendera, duke e ulur me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar, si dhe ndalim 5-vjeçar nga funksionet publike. Konkluzionet përfundimtare janë lexuar nga prokurori i SPAK, Dritan Prençi. Në proces nga SPAK-u janë mbi 10 praktika prokurimi të hetuara nga Dritan Prençi. Ai ka vënë nën hetim biznesmenë e zyrtarë publik, si edhe inxhinierë të ARRSH-së. Mbi ta rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tendera.

Lexo: https://gogo.al/ps-rrezon-kerkesen-e-spak-ut-per-heqjen-e-imunitetit-te-belinda-ballukut/

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10