
“Zoti na nderoi. Sot Gjykata vendosi rrëzimin dhe pushimin e çështjes së ngritur kundër meje dhe Jonathan Pano”, reagon pastori Pano pasi gjykata i dha të drejtë. Ai dhe i biri u kallëzuan për “dhunë të lehtësuar nga teknologjia” dhe nxitje publike të urrejtjes përmes rrjeteve sociale. Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj, nëna të dy vajzave të mitura 5-vjeçare, depozituan një kërkesë urgjente për Urdhër Mbrojtjeje pranë Policisë dhe Gjykatës së Tiranës. Ato pretenduan se statuset e publikuara në Facebook më 23 dhe 25 maj kanë shkaktuar një valë të madhe komentesh kërcënuese nga ndjekësit e tyre.
Ato kanë deklaruar se ndiheshin të rrezikuara, duke thënë se jeta e tyre është paralizuar dhe prej dy ditësh nuk dilnin nga shtëpia, ndërsa fëmijët nuk po shkonin në kopsht nga frika e sulmeve. Mara dhe Ahmetaj vërejnë se personat e denoncuar kanë ndërtuar një platformë të vazhdueshme urrejtjeje, duke targetuar familjen dhe duke organizuar podkaste e protesta edhe gjatë martesës së çiftit.

Pano vetë në deklaratën e tij pasi gjykata vendosi në favorin e tij, shkruan: “Balta e hedhur dhe sulmet e organizuara ndaj familjes tonë dhe Koalicioni Shqiptar Pro familjes & jetës kanë vetëm një synim: shkatërrimin e kështjellës për mbrojtjen e lirisë, familjes dhe fëmijëve në Shqipëri. Ai ka falenderuar për mbështetjen duke njoftuar një marshim për jetën më 1 qershor: “Të gjithë për fëmijët dhe familjen”, thotë ai.
Ai ka kundërshtuar edhe urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë për terapinë me hormone të persona transgjinorë. Ai sqaron se: “Sulmi i tyre bëhet ndaj meje dhe Jonathan Pano dhe Koalicioni Shqiptar Pro familjes & jetës ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë URDHËRON QSUT-në të fillojë TERAPITË HORMONALE PËR TRANSGJINORËT, duke përfshirë dhe ‘fëmijët transgjinorë’ dhe ndërhyrjet kirurgjikale. (Nga taksat tona natyrisht)”, tha pastori.
DEKLARATA:
Tiranë / Kërkohet urdhër mbrojtjeje i menjëhershëm për familjen e dy nënave pas postimeve të pastorit Akil Pano
TIRANË, 27 Maj 2026 – Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj, nëna të dy vajzave të mitura 5-vjeçare, kanë depozituar sot një kërkesë urgjente për Urdhër Mbrojtjeje pranë Policisë dhe Gjykatës së Tiranës. Kallëzimi drejtohet ndaj pastorit Akil Pano dhe djalit të tij, Jonathan Pano, të cilët akuzohen për “dhunë të lehtësuar nga teknologjia” dhe nxitje publike të urrejtjes përmes rrjeteve sociale.
Sipas kallëzimit, i cili bazohet në Ligjin Nr. 11/2026, statuset e publikuara në Facebook më 23 dhe 25 maj kanë shkaktuar një valë të madhe komentesh kërcënuese nga ndjekësit e tyre. Nënat deklarojnë se ndihen të rrezikuara, jeta e tyre është paralizuar dhe prej dy ditësh nuk dalin nga shtëpia, ndërsa fëmijët nuk shkojnë në kopsht nga frika e sulmeve.
Në kërkesën e tyre, ato kërkojnë fshirjen e menjëhershme të postimeve, ndalimin e përmendjes së emrave apo fotove të tyre në rrjete sociale, si dhe ruajtjen e një distance fizike nga banesa dhe kopshti i fëmijëve.
Shqetësimet e ngritura mbi persekutimin e vazhdueshëm
Përtej ngjarjes së fundit, ky rast ka sjellë në vëmendje një shqetësim më të gjerë që lidhet me sigurinë e familjes.
Ky nuk vlerësohet si një incident i izoluar, por si pjesë e një fushate persekutimi që zgjat prej vitesh, që nga lindja e fëmijëve në vitin 2021.
Sipas shqetësimeve të ngritura, personat e denoncuar kanë ndërtuar një platformë të vazhdueshme urrejtjeje, duke targetuar familjen dhe duke organizuar podkaste e protesta edhe gjatë martesës së çiftit. Ky denoncim ligjor vlerësohet si një precedent jetik për të mbrojtur familjet e komunitetit LGBTQ+ nga fushatat e qëllimshme të denigrimit publik.
LEXO: https://gogo.al/qsut-fillon-terapine-hormonale-per-transgjonret-pano-perfshijne-edhe-femijet/


