Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë Erion Veliajt për të vijuar të drejtojë Bashkinë e Tiranës. Pas seancës së të premtes, është marrë vendimi për të njohur ankimimin e Veliajt për shkarkimin e tij nga Këshilli Bashkiak dhe Qeveria.

Motivacioni i shkarkimit të tij ishte mungesa prej tre muajsh në Bashki, pretendim që u hodh poshtë nga Veliaj në gjykatë. Shkarkimin e Veliajt, kryetarja e Këshillit Bashkiak Mego Fino e quajtin “çlirim” për qytetin. Por votimi u kontestua nga zëra brenda Këshillit. Anëtari i djathtë Fabian Topollaj tha se Veliaj mund të shkarkohej vetëm me vendim të Këshillit të Ministrave. Dhe ky vendim nuk vonoi. Qeveria u mblodh pas Këshillit Bashkiak. Presidenti i Republikës Bajram Begaj nxitoi të dekretonte datën 9 nëntor për zgjedhjet e pjesshme në disa bashki, përfshi edhe Tiranën.

Veliaj ankimoi shkarkimin i cili u kometua nga Presidenca duke sqaruar se do kishte vlerë nëse i parashtrohej Gjykatës Administrative. Pas këtij qëndrimi Presidenca tërhiqet dhe njofton pezullim të zgjedhjeve në Tiranë deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Lexo edhe: https://gogo.al/cfare-u-tha-dhe-cfare-u-kerkua-ne-seancen-gjyqesore-te-veliajt/

Gjatë seancës në Gjykatën Kushtetuese Veliaj tha se: “Beteja ime për t’u dëgjuar prej jush vjen pas një sage të gjatë zhgënjyese, për të dëgjuar se çfarë kam bërë, që jam rrëmbyer nga zyra, ku më kanë zgjedhur qytetarët, dhe jam mbyllur në një qeli me regjim burgosjeje më të rëndë se vrasësit serial”.

Ai u shpreh se nuk ka kryer asnjë shkelje dhe se askush nuk ka të drejtë të ndërpresë mandatin e një të zgjedhuri para afatit. Mungesën 3-mujore e ka quajtur një “fyerje të rëndë” që erdhi nga bashkëpunëtorët e tij dhe si një padrejtësi e dyfishtë, një ndëshkim ndaj tij dhe demokracisë.

Shkarkimi i Veliajt u njoftua nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS-së kur prezantoi edhe Ogerta Manastirliun si kandidate të PS-së.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11