Në kulmin e zhvillimeve të seancës për masën e sigurisë për Veliajn u pa se shumë qytetarë u mblodhën para Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar duke protestuar për arrestimin e tij. Sot GJKKO ka dhënë për publikun një anë tjetër të medaljes ku thotë se ka kërkuar ndihmë nga Policia e Shtetit por kjo ndihmë nuk i ka ardhur (Lexo të plotë njoftimin KETU).

“…nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e saj për të bashkëpunuar me Gardën e Republikës së Shqipërisë, duke treguar një indiferentizëm të pashpjegueshëm në ndjekjen dhe parandalimin e kësaj situate, e cila mund të rrezikonte seriozisht jetën dhe shëndetin e gjyqtarëve dhe personelit administrativ. Kjo apati institucionale përbën padyshim një cenim të rëndë të pavarësisë së gjyqësorit.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka konsideruar këtë sjellje të paprecedent të Policisë së Shtetit, të papranueshme dhe në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore…

Nëpërmjet mosveprimeve të saj, Policia e Shtetit ka kontribuar në pengimin e Gjykatës së Posaçme në ushtrimin e funksioneve të saj kushtetuese dhe ligjore per të gjykuar në një ambient të sigurt dhe të qetë si dhe për të garantuar jetën dhe shëndetin e gjyqtareve dhe personelit administrative.”, thuhet në njoftimin e sotëm të GJKKO-së.

Protestuesit qëndruan gjithë ditën përpara gjykatës deri kur vendimi për masën e sigurisë “arrest me burg” doli për kryebashkiakun Erion Veliajn. Megjithëse gjatë mbështetjes që i dhanë Veliajt, qytetarët bllokuan rrugën dhe thërrisnin “Lali Eri, o flori po të presim në bashki”, ata nuk shfaqën shenja agresiviteti.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10