Nga Afrim Krasniqi

Retrospektivë, mesi i viteve 2000. Një person i njohur trokiti në një prej zyrave më të larta të shtetit. Kishte një hall të madh. Bashkia ia kishte kërkuar banesën e tij private për ta prishur në shkëmbim të kompensimit. E refuzoi. Pastaj një oligark i njohur i erdhi me bashkinë dhe ia kërkoi shtëpinë për prishje për ndërtim pallati. E refuzoi. Pastaj ia dërguan policinë bashkiake dhe IKMT për ta kërcënuar me gjoba. E refuzoi. Pastaj një ditë i erdhi një zarf poshtë derës: “Banesa juaj do të prishet pa kompensim në të mirë publike. Sipas projektit francez trualli aty është parashikuar lulishte publike”. Ai mori letrën dhe po kërkonte zgjidhje, të cilën nuk e gjeti. U detyrua të bëj kompromis dhe natyrisht fitoi oligarku. Përndryshe ai do të vijonte të kishte çdo ditë përballë bashkinë, policinë, IKMT-në, planin francez, oligarkun dhe shtetin pas tij, etj, etj.

Kjo histori mu kujtua teksa lexova vendimin më të ri të qeverisë. Lidhet me godinën ku ndodhet albanologjia dhe rektorati i UT. Dikur aty erdhi një nga oligarkët dhe e kërkoi mbylljen e muzeun. Qenka mjedis shumë i mirë për disko apo argëtim, tha. U refuzua. Pastaj nisën reformat e mëdha…rreth gjysmë milionë euro për një librari pa lexues apo koncept libri në rreth rrotullimin e sheshit dhe tani jemi në fazën e fundit, ku në planin e ri (jo francez) është parashikuar të bëhet parking nëntokësor, diku aty edhe muze nëntokësor. Ngarkohet ministria dhe FSHZH, – thuhet në vend.

Albanologjia? Fondi, studiuesit, institutet? Nuk kanë rëndësi. Jetojmë në kohën kur trend janë kullat e larta dhe betoni me VKM; nuk është koha e dijes, librave, botimeve, studimeve, apo e shkencëtarëve dhe profesorëve që nuk janë (ende) në “drejtimin e duhur” të historisë! “Gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Tiron!” ishte refreni paralajmërues në rrugën drejt pushtetit.

LËR NJË KOMENT

Justina Shiroka Pula është zyrtarisht Presidente e Republikës së Kosovës. Ajo u votua gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, pak minuta para skadimit të afatit përfundimtar për zgjedhjen e presidentit....
/ Oct 7
Nga Xhensil Shkëmbi Kjo është Maricarmen Abascal, 87 vjeç. Gruaja që në Spanjë u kthye në simbol të një revolte që nisi nga një apartament i thjeshtë në Madrid. Maricarmen...
/ Oct 8
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Presidenti Donald Trump tha se do të shkarkonte dy këshilltarë të lartë zgjedhorë nëse angazhimi i tyre për fushatën e Mirolad Dodik në Republikën Srpska do të paraqiste konflikt interesi...
/ Oct 7