Gazetarja Klodiana Lala i ka kërkuar shpjegim deputetes së qarkut të Elbasanit, Sara Mila si i ka fituar votat. Lala shkruan: “Para se Sara Mila të na viktimizohet për peshën, të na tregojë si arriti t’i marrë ato mijëra votat, pa patur asnjë kontribut në politikë!” Mila fitoi në zgjedhjet e 11 majit të paktën 10 732 vota, duke dalë më e votuara. Kjo shifër është debatuar shpesh nga opozita. Gazetarja Lala këmbëngul duke shkruajtur edhe një status të dytë: “Rrjeti i patronazhistëve kërcënues të Sara Milas, super deputetes së Elbasanit që nuk arrin të shpjegojë dot sesi mori mijëra vota (nga krimi, me shantazhe apo i bleu) është i frikshëm”. Me ironi Lala shton: “Harron e ngrata që kësaj here i ka hasur sharra në gozhdë, se nuk trembem nga laraskat…”

Pas këtij shënimi reagon Mila e cila jep një përgjigje të gjatë, por në asnjë rresht nuk sqaron pyetjen e ngritur nga Lala: “Ftoj Klodiana Lalën të komunikojë, qoftë edhe një herë të vetme, drejtpërdrejt me mua. E nderuar, të dezinformosh është e lehtë; të informosh është bërë sot më e vështirë. Por unë dua të besoj tek guximi yt. Bëj detyrën e vështirë të gazetarit dhe informo me prova dhe fakte se kush te ka kërcënuar”-I kthehet ajo, duke I kërkuar Lalës të shpjegojë rrethanat dhe kërcënimet që thotë se ka marrë.

“Trego publikisht kush të ka kërcënuar. Trego me emër dhe mbiemër kërcënuesit. Trego çfarë të është thënë. Dhe mbi të gjitha, sqaro publikisht: ç’lidhje ka emri im me këtë çështje? E përsëris, besoj tek guximi yt. Trego gjithçka publikisht. E nëse kjo nuk është e mundur për arsye të tuat, të inkurajoj t’i drejtohesh organeve të drejtësisë dhe të denoncosh çdo kërcënim, çdo provë dhe këdo që qëndron pas tyre”.

Në mungesë të përgjigjes për pyetjen konkrete që ngriti, Lala e pyet sërish në distancë: “Sara Mila të pres në debat kudo dhe me këdo (nëse të jep leje partia). Po një pyetje kam dhe po ta përsëris: Si i more votat? Jep këtë përgjigje! Kaq mjafton”,-thekson gazetarja. Statusi i gazetares Lala erdhi ditë pas ankesave në rrjetet sociale të Milës, e cila ishte indinjuar nga komentet mbi uljen drastike të peshës së saj. Sara ka thënë: “Ndryshimi nuk ka të bëjë vetëm me  pamjen e jashtme, por edhe me një vendim personal për të përmirësuar shëndetin dhe forcën”.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11