Gazetarja e “Top Channel”-it Rudina Muça, ka akuzuar ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denajn, se po i bën presion për t’i pushuar të motrën nga puna pas investigimeve të saj. Muça thotë se ministrja nuk po e pranon dot skandalin që ajo kishte zbuluar që ministria nuk i kishte kryer vaksinat e brucelozës, pavarësisht një tenderi që ka kushtuar rreth 1.7 milionë euro.

“Anila Denaj po bën një sjellje të pazakontë ndaj gazetarëve duke më bërë presion që do më shkarkojë motrën nga puna, madje ka guxuar aq shumë sa i ka kërkuar dorëheqjen në mes të një mbledhjeje prej gati dhjetra personash, kështu ti kërkon që unë të hesht para këtij skandali? E ke gabim! Anila Denaj, dështimet e tua mos mi faturo mua, unë në këto vite kam mbyllur fabrika që prodhonin vaj ulliri të falsifikuar, kompani që tregtonin ujë me fekale, kam luftuar kundra kontrabandistëve që fusin kimikate bujqësore të rrezikshme, jam përballuar me pronarët e fabrikave që përpunojnë mishin me salmonelë, dhe sigurisht kam qenë përkrah çdo fermeri që do tokën dhe puth duart atij që ende rri e prodhon edhe pse është i pambështetur, edhe pse ende si ke dhënë naftën e Skemës Kombëtare, të vitit 2024, sepse ti nuk di.”– shkruan gazetarja.

Motra e gazetares punon prej katër vitesh si specialiste pranë AKVM-së, drejtori në varësi të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Dhe sipas Muçës, ministrja beson se nga ajo i ka marrë informacionet për raportimin, por gazetarja këmbëngul se ato kurrë s’kanë ndërhyrë te punët e njëra-tjetrës.

Reagimi i gazetares

Çfarë ka investiguar gazetarja?

Muça ka raportuar se vaksina kundër brucelozës për kafshët e imta është blerë, por ende nuk është aplikuar në kafshë duke rrezikuar kështu seriozisht jetën e kafshëve dhe të fermerit. Ajo i ka dërguar një kërkesë për informacion ministrisë së drejtuar nga Denaj dhe ka marrë përgjigjen se vaksina është blerë, por që ende nuk është aplikuar në fermat tona, pavarësisht se ky process duhej të kishte filluar që në fillim të pranverës.

Gazetarja në shkrimin e saj ngre shqetësimin se të rrezikuar nga bruceloza janë dhe qytetarët që konsumojnë bulmetin dhe mishin e kafshëve të imta të cilat janë të pavaksinuara, e kjo për faj të vetë institucioneve.

Rudina Muça

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Ola Xama Të dhënat për numrin e policëve të plagosur apo vlerën e objekteve të dëmtuara në protestë, për herë të parë nuk më bëjnë përshtypje. Personalisht kam pëlqyer...
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
Shtëpia e Bardhë kërkoi dorëheqjen e Guilfoyle pasi "The Wall Street Journal" raportoi se ajo i kishte kërkuar 100,000 dollarë një donatori të Trumpit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Katie...
/ Oct 13