Gazetarët në Ballkanin Perëndimor po e përdorin më shpesh Inteligjencën Artificiale. Pasi kaloi nga faza fillestare, në atë në zhvillim, Inteligjenca Artificiale është futur edhe më shumë në procesin e punës. Në një studim të vitit 2024 rezultoi se ishin ende në fazë fillestare të përdorimit, më pas në një përsëritje të pyetësorit në 2025-ën, opsioni në zhvillim ishte më i shpeshtë. Punonjësit kanë huazuar nga Inteligjenca Artificiale mjete dhe praktika të ndryshme kryesisht për monitorimin e trendeve në rrjetet sociale, përkthimin dhe strukturimin e lajmeve, gjenerimin e imazheve të politikanëve, përdorimin e zërave të inteligjencës artificiale për prezantimin e lajmeve, automatizimin e përmbledhjes së lajmeve, transkriptimin e intervistave, editimin e fotove, vizualizimin e përmbajtjes dhe regjistrimin audio. Përshtatja e AI në punë, nuk është konfirmuar nga të gjithë të anketurit të cilët ishin 20 gazetarë dhe punonjësve të medias në prill 2025. Vendet e përfshira ishin Shqipëria (10), Kosova (3), Maqedonia e Veriut (3), Mali i Zi (1), Serbia (3).

Ata dhanë shembuj konkretë, si në rastin e “Birn Serbia” ku është zbuluar një student i rremë gjatë protestave studentore kundër qeverisë në Beograd, duke përdorur përkthimin, imazhet dhe titujt, si dhe duke shkarkuar transkripte nga intervistat audio. Redaksitë përdorin edhe ChatGPT Pro për të përmbledhur përmbajtje të gjata, po ashtu synojnë përmirësimin vizual të përmbajtjes, gjenerojnë tituj kreativë ose hyrje madje edhe për të kryer redaktim automatik të tekstit. Përveç redaksive që e përdorin AI, janë pikasur edhe vende që nuk e përdorin, duke argumentuar se shkak mund të jetë mungesa e financave ose e ekspertëve, mungesa e infrastrukturës teknologjike, frika nga e reja dhe e panjohura, mungesa e edukimit, hezitimi i redaktorëve ose pronarëve. Po ashtu një nga arsyet është edhe bindja se mund të punojnë më mirë pa AI, skepticizmi ndaj saktësisë dhe ndikimit të saj, ndërsa marrin në konsideratë edhe frikën nga abuzimi dhe dëshirën për të shmangur përmbajtjen e rreme mediatike.

Një nga konkluzionet është se gazetarët e Ballkanit Perëndimor janë të bindur se përfitimi kryesor nga përdorimi i Inteligjencës Artificiale është efikasiteti i punës 45%, 20 % rrit krijimtarinë, 15 % e shikon si ulje të kostove dhe për 10 % ishte kursim kohe. Më pas ata iu përgjigjën pyetjes se nëse profesioni i gazetarisë po riformësohet nga ndikimi i Inteligjencës Artificiale dhe çfarë aftësish të reja duhet të zhvillojnë gazetarët. Të anketuarit u shprehën se AI po sjell transformime të ndjeshme në punë kryesisht në zhvillimin më të shpejtë të historive, automatizimit të detyrave rutinë dhe mundësimit të krijimit më të shpejtë të përmbajtjes, si dhe përmes përmirësimit të analizës së të dhënave dhe personalizimit të shpërndarjes së përmbajtjes.

Nga të dhënat e mbledhura në një studim të autoreve Valmora Gogo dhe Jona Kaso me titull: “Ndikimi i Inteligjencës Artificiale mbi Gazetarët në Ballkanin Perëndimor, Avantazhet dhe Sfidat”, vërehet se ky transformim kërkon që gazetarët të zhvillojnë aftësi në shkrim dhe kuptim të të dhënave (data literacy), verifikim të informacionit dhe përdorim etik të teknologjisë. Ajo që theksohet është se gazetarët po bëhen gjithnjë e më shumë “redaktorë të inteligjencës”, duke kombinuar kreativitetin njerëzor me shpejtësinë e teknologjisë. Pas këtyre zhvillimeve lind nevoja që tani gazetarët të zhvillojnë aftësi në verifikimin e fakteve, përdorimin etik të AI dhe trajnimin mbi teknologjinë.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Ola Xama Të dhënat për numrin e policëve të plagosur apo vlerën e objekteve të dëmtuara në protestë, për herë të parë nuk më bëjnë përshtypje. Personalisht kam pëlqyer...
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
Shtëpia e Bardhë kërkoi dorëheqjen e Guilfoyle pasi "The Wall Street Journal" raportoi se ajo i kishte kërkuar 100,000 dollarë një donatori të Trumpit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Katie...
/ Oct 13