Në media kanë qarkulluar disa foto ku tregohet Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, dhe bashkëshortja e tij Ivanka Trump, njëherësh vajza e Trump, në një vizitë jozyrtare sipas mediave vendase në Vlorë. Vizita e tyre po bën mjaft bujë, jo vetëm për shkak të statusit të tyre, por edhe për shkak të planit të zhvillimit të një resorti në ishullin e Sazanit, ku parashikohet të ndërtohen disa komplekse banimi, hotelerie dhe jo vetëm, në sajë të vendimit për t’i dhënë statusin e investitorit strategjik projektit të madh turistik, që vlerësohet si një investim prej 1.4 miliardë euro.

Kushner mori statusin “investitor strategjik” që në fund të dhjetorit 2024, duke i siguruar avantazhe të veçanta të lehtësuara për ndërtimin e resortit, dhe duke premtuar të hapë rreth 1,000 vende pune gjatë fazës së ndërtimit dhe operimit. Pikërisht, mendohet se një nga arsyet e vizitës së çiftit Kushner–Trump ka qenë dhe inspektimi i punimeve në këtë ishull, një nga investimet më të mëdha që ka prodhuar edhe mjaft diskutime në opinionin publik.

Mbrojtësit e mjedisit pretendojnë se ky projekt dëmton Parkun Kombëtar Detar Karaburun–Sazan, sidomos për shkak të ndryshimit të ligjit për investimet strategjike që lejon ndërtimet edhe në zona të mbrojtura. Kushner dhe qeveria shqiptare nga ana tjetër kanë deklaruar se ky projekt nuk do të dëmtojë natyrën dhe do të përfshijë pastrimin e municioneve të mbetura që nga koha kur ishulli shërbente vetëm për ushtrinë shqiptare, duke sjellë përfitime të ndjeshme për ekonominë vendase.

Në të njëjtën kohë, mediat shqiptare raportojnë se përveç inspektimeve në Sazan, Jared Kushner dhe Ivanka Trump kanë vizituar edhe zonën e Zvërnecit, për të studiuar ndonjë mundësi tjetër investimi në këtë zonë, sidomos në kontekstin e hapjes së Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës dhe afërsisë së tij me lagunën.

Në këtë kuadër, është përfolur se një pjesë tjetër e projektit lidhet edhe me zonën e mbrojtur Vjosë–Nartë. Siç duket nga renderat e publikuar së fundmi, peizazhi natyror me pyje dhe duna të rralla mund të zëvendësohet nga tonë betoni, me pallate dhe pishina të ndërtuara në habitatin e Zonës së Mbrojtur. Megjithëse investitorët pretendojnë se projekti synon mbrojtjen e natyrës së brishtë të Vjosë–Nartës, ndryshimet ligjore që lejojnë ndërtime të tilla në zona të mbrojtura kanë ngjallur shqetësime të mëdha. Edhe autoritetet janë shprehur se këto ndryshime do të forcojnë mbrojtjen e ekosistemeve, por shoqëria civile e sheh këtë si një hap drejt urbanizimit të parqeve natyrore dhe deltës së lumit Vjosa.

Bashkimi Evropian ende nuk është shprehur për këtë projekt, ndërsa organizatat mjedisore dhe qytetarët kërkojnë angazhim më të madh për të mos humbur një herë e përgjithmonë një nga pasuritë më të veçanta natyrore të vendit.

Vizita e çiftit Kushner–Trump në Vlorë ka zgjatur dy ditë. Ata janë fotografuar nën perëndimin e diellit të bregdetit të qytetit, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që vizita të ketë pasur edhe një karakter thjesht turistik.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11