Pas debatit presidencial midis Trumpit dhe Harris, ndërsa zgjedhjet po afrojnë shihet akoma tension midis të dyjave palëve, së fundmi ishte Harris ajo që propozoi dhe një debat tjetër por u refuzua nga ish-presidenti Trump.

Të ftuar për debatin e CNN-it më datë 23 tetor, Harris e ka pranuar ftesën ndërsa Trumpi refuzoi duke thënë se tashmë ishte shumë vonë pasi fushata ka filluar. “Nuk do të ketë debat të tretë!”, postoi Trumpi në platformën online “Truth Social”, duke iu referuar përballjes së tij të parë me presidentin Joe Biden në qershor dhe të dytën me Harris. Gjatë një mitingu në Charlotte, ishte Harris e cila bëri një thirrje duke thënë se i detyrohen votuesve të kenë edhe një debat tjetër.

“Unë besoj se i detyrohemi votuesve që të kemi një debat tjetër. Do të ishte e paprecedentë në historinë moderne që të kishte vetëm një debat të përgjithshëm zgjedhor. Debatet ofrojnë një shans unik për votuesit që të shohin kandidatët krah për krah dhe të vlerësojnë vizionet e tyre konkurruese për Amerikën.”– shkruan BBC news. Por Trumpi i dha fund spekulimeve nëse do të zhvillohej një debat tjetër. “Harris duhet të përqendrohet në atë që duhet bërë gjatë kësaj periudhe, para zgjedhjeve.”– tha Trump.

Kjo deklaratë solli reagime nga mbështetësit e Harrisit, të cilët reaguan duke mos e marrë në konsideratë, pasi sipas tyre Trumpi ndryshon mendime çdo ditë. “Ai ndryshon pozicionin e tij çdo ditë. Unë parashikoj se do të ketë një tjetër”– tha një këshilltar i lartë i Harrisit.

Përveç mospranimit për të zhvilluar një debat të dytë, Trump gjithashtu deklaroi se nëse nuk fiton këtë herë zgjedhje, ai do të heqë dorë nga kandidimi në zgjedhjet e 2028. “Jo, nuk do e bëj, nuk e shoh fare këtë. Unë mendoj dhe shpresoj se do të jemi të suksesshëm këto zgjedhje.”– i tha Trump një gazetari nga Sinclair Broadcast Group. Por kjo nuk është hera e parë që Trump bën të tilla deklarata, pasi në vitin 2020 ai tha që nëse humbet ndaj zotit Biden, nuk do e shihnim më kurrë.

Sipas sonadazheve të përditësuara nga CNN, të dy kandidatët shihen të barabartë mes votuesve në Karolinën e Veriut, teksa vihet re qe Harrisi është para Trumpit në zonën e Kongresit të Nebraskës, por do të jenë zgjedhjet në muajin nëntor që do të japin vendimin e saktë.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 11
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11