
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë nuk priti rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të vendit të tij të dielën për të shpallur një epokë të re në Evropë. Duke deklaruar se SHBA-ja është indiferente ndaj fatit të këtij kontinenti, Friedrich Merz vuri në pikëpyetje të ardhmen e NATO-s dhe kërkoi që Europa të forcojë mbrojtjen e saj dhe ta bëjë këtë shpejt. Kjo qasje nga një aleat i ngushtë i SHBA-së dhe nga Friedrich Merz, i njohur si një atlantist i zjarrtë do të ishte e paimagjinueshme vetëm pak muaj më parë.
“Është një ndryshim i madh. Kjo mund të tingëllojë si ekzagjerim, por ajo që po përjetojmë tani në aspektin e marrëdhënieve transatlantike është e paprecedentë në 80 vitet që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Fuqitë e mëdha evropiane janë tronditur thellësisht nga administrata e Trump-it, e cila ka sugjeruar se mund të tërhiqet nga garancitë e sigurisë për Evropën, të vendosura që nga viti 1945.”– tha Friedrich Merz gjatë një debati pas zgjedhjeve të dielën.
“Nuk do ta kisha menduar kurrë se do të më duhej të thosha diçka të tillë në një emision televiziv, por pas komenteve të Donald Trump-it javën e kaluar… është e qartë se kjo qeveri nuk shqetësohet shumë për fatin e Evropës. Prioriteti im absolut do të jetë forcimi i Evropës sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që, hap pas hapi, të mund të arrijmë me të vërtetë pavarësinë nga SHBA-ja.”– shtoi ai.

Merzi la të kuptohej se kjo çështje ishte kaq urgjente sa që nuk ishte i sigurt nëse liderët e aleancës transatlantike që do të mblidhen në një samit në qershor. Me shumë rëndësi, kancelari i ardhshëm e vendosi Amerikën e Donald Trump-it në të njëjtin nivel me Rusinë, e cila në Evropë shihet gjerësisht si një kërcënim për sigurinë. “Ne jemi nën një presion të madh nga të dyja anët, prandaj prioriteti im absolut tani është të krijoj unitet në Evropë.”– tha Merzi.
Kryeministri britanik do të udhëtojë për në Uashington të enjten, pas vizitës atje të presidentit francez Emmanuel Macron të hënën. Friedrich Merz pranoi, në mënyrë të tërthortë, një ndjenjë të “fomo” (frika për të mbetur jashtë). Ai tha se, në të drejtë, edhe Gjermania duhet të ishte atje këtë javë. Berlini është një nga tri fuqitë kryesore të Evropës, krahas Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Me SHBA-në dhe Rusinë që tani po bisedojnë dypalësisht për Ukrainën por jo më të duket si një rikthim global në politikën e fuqive të mëdha. Por Gjermania ka qenë “mia”(mungon në veprim) për një kohë të gjatë në skenën evropiane dhe botërore. Qeveria në largim ishte e dobësuar dhe e shpërqendruar nga grindjet e brendshme të ashpra. Kjo i ka irrituar votuesit gjermanë të cilët kërkonin vëmendje urgjente për ekonominë dhe emigracionin si dhe aleatët evropianë, të cilët kërkonin veprim në lidhje me Rusinë, sigurinë dhe mbrojtjen.

Merzi thotë se një nga prioritetet kryesore për Gjermaninë është të riafrohet me skenën ndërkombëtare. Vendi është tashmë donatori i dytë më i madh i ndihmës ushtarake për Ukrainën, pas SHBA-së. Merzi dëshiron ta vazhdojë këtë mbështetje, por ndryshe nga Franca dhe Britania, ai ka qenë më i rezervuar për idenë e dërgimit të trupave në Ukrainë për të mbështetur një armëpushim të mundshëm atje. Megjithatë, duke pasur parasysh historikun e Gjermanisë e cila u tërhoq në çdo fazë të mbështetjes për Ukrainën, por përfundoi duke ofruar më shumë ndihmë se çdo fqinj evropian, një “Jo“ tani nuk do të thotë domosdoshmërisht një “Jo” për gjithmonë në lidhje me angazhimin e trupave apo pjesëmarrjen në çfarëdo forme që mund të marrë një “forcë sigurie evropiane” në Ukrainë.
Ky shkrim është pronësi intelektuale e “BBC News.” Lexoni këtu.


